Azzurrët i befasuan të gjithë duke arritur në finale të Euro 2012, ku u mposhtën nga Spanja me rezultat 4-0, ndërsa trajneri dëshiron që të ndërtojë një skuadër të re për garën e radhës.

“Duhet të angazhohemi për kombinimin e futbollit të mirë me rezultatet”, ka deklaruar Prandelli në një konferencë për media.


Ai është bazuar te Spanja duke thënë se kjo përfaqësuese pasi fitoi Kampionatin Botëror e ndërroi 50 për qind të ekipit për Euro 2012.

“Nuk është e lehtë, por duhet ta bëjmë, sepse skuadra e Italisë duhet që të rinovohet së paku pjesërisht”, ka shtuar përzgjedhësi. /Telegrafi/

telegrafi sport app