Flakët shpërthyen në papafingo, ku po flinin të paktën 11 persona, duke shkaktuar edhe shembjen e çatisë. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Në Prato ndodhen disa fabrika qe drejtohen nga kineze, ku prodhohen veshje me çmim të ulët. Megjithëse shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura, ngjarja ngre shumë pikëpyetje për kushtet në punishtet kineze të Pratos.


Në faqen online të gazetës italiane “Corriere della Sera” shkruan se “tragjedia ishte e paralajmëruar; ja si mund të vdesësh për 40 qindarka për veshje", ishte kryetitulli i saj.

Kryebashkiaku i Pratos, Roberto Ceni i tha televizionit La7 se autoritetet kishin inspektuar qindra biznese çdo vit, duke mbyllur disa prej tyre që funksionin në mënyrë të paligjshme”. /Telegrafi/