Qendra Administrative e Intendencës ka njoftuar kompanitë e interesuara se Forca Italiane e Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR - KOSOVA) synon të marrë me qira autobusë, minibusë dhe minivanë, me shoferë, për nevojat e udhëtimit të kontingjentit italian të vendosur në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W) në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurën e tenderit deri në orën 16:00 të datës 22 gusht 2026 duke dërguar një ftesë të shkurtër në adresën e mëposhtme të email-it: kfor.acquisti@gmail.com.


“Kërkesat e pjesëmarrjes përfshijnë përshtatshmërinë profesionale, kapacitetin ekonomik dhe financiar, si dhe aftësitë teknike dhe profesionale, siç përcaktohen në letrën e ftesës qe pason. Këto kërkesa do të përbëjnë faktorë thelbësorë dhe vendimtarë në vlerësimin e ofertave dhe në përzgjedhjen e tenderit”.

Siç thuhet në njoftim gjuha e zbatueshme: Italiane, shqip, anglisht. /Telegrafi/