LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Vendimi për taksën as nuk hiqet dhe as nuk pezullohet

Isufi: Vendimi për taksën as nuk hiqet dhe as nuk pezullohet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi edhe një herë është zotuar se qeveria nuk do ta tërheqë dhe as pezullojë vendimin për taksën.

Sipas tij, në këtë situata Serbia po bën luftë të ashpër kundër Kosovës, dhe taksa është përgjigja më e mirë për këtë.


Isufi tha se fillimisht duhet të kërkohet nga Serbia t’i ndalë veprimet kundër Kosovës, e pastaj tërheqjen e taksës, transmeton Telegrafi.

“Taksa nuk i është vënë askujt tjetër përveç Serbisë, një shteti i cili me agresivitet është ka vepron kundër Kosovës, taksa është rezultat i veprimeve të Serbisë. Le të kërkohet njëherë që Serbia të ndalet në të gjitha veprimet e veta anti Kosovë pastaj ne i shohim veprimet tona se si do të veprojmë më tej”, ka thënë Isufi në televizionin publik.

Thaçi: Mbi çdo çmim duhet t'i ruajmë raportet me SHBA-të
Lexo po ashtu Thaçi: Mbi çdo çmim duhet t'i ruajmë raportet me SHBA-të

Deputeti i AAK-së gjithashtu është shprehur se nuk do të prishen raportet me Amerikën.

Sipas tij, taksa është vendosur për shkak të Beogradit, e jo për ta ndaluar vazhdimin e dialogut.

“Sa i përket raporteve me Bashkimin Evropian dhe me SHBA ato janë normalisht shumë kohë përpara të instaluara si raporte të mira, të vazhdueshme veçmas me SHBA dhe nuk do jenë pengesë as e dialogut për shkak se taksa nuk është vënë shkaku i dialogut por taksa është vendos shkaku i veprimeve të Serbisë , këtu duhet të bëhet dallimi. Dialogu mund të vazhdoj, Kosova ka vazhduar të shkoj në dialog për të zgjidhur çështjet e diskutueshme në mes Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Ahmet Isufi.

Ndryshe sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi kërkoi që të respektohet kërkesa e Amerikës, për pezullimin e taksës. /Telegrafi/