LAJMI I FUNDIT:

Istogu fiton për një gol finalen e parë ndaj Ferizajt në Superligën e femrave në hendboll

Istogu fiton për një gol finalen e parë ndaj Ferizajt në Superligën e femrave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Një ndeshje dramatike është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën në Istog që ishte e stërmbushur me thuaje 2.000 shikues.

Hendbollistet e Istogut dhe ato të Ferizajt e kanë zhvilluar ndeshjen e parë të finales së ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës. Skuadra e Istogut pas një ndeshje interesante ka fituar me një gol dallim, 32-31.

Tani Istogut i duhet edhe një fitore apo një barazim për ta siguruar titullin e kampionit. Por natyrisht Ferizaj nuk është dorëzuar dhe do ta kërkojë përmbysjen e rezultatit. Ndeshja e dytë luhet mesjavën e ardhshme në Ferizaj.


Ndeshjen e parë finale më mirë e nisi skuadra mysafire që në minutat e parë krijoi epërsi deri në tri gola. Pas minutës së 18-të, në epërsi kaluan vendaset që po ashtu u shkëputën deri në tri gola. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 16:14 për vendaset.

Epërsinë prej dy-tri golave, Istogu e mbajti edhe në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 43-të, Istogu ishte në epërsi prej katër golave, 25-21. Por ferizajaset nuk u dorëzuan. U afruan në rezultat, disa herë deri në një gol. Në minutën e 59-të rezultati ishte 31-30. Vendaset shënuan për 32-30, ndërsa fare në fund Ferizaj shënoi për rezultatin përfundimtar, 32-31 për Istogun.

Në përgjithësi ishte një ndeshje interesante dhe e hapur deri në fund. Vlen të ceket atmosfera shumë e mirë dhe sjelljet korrekte të shikuesve që e mbushën palestrën në Istog.

Natalia Milatoviq udhëhoqi Istogun me nëntë gola. Tetë herë realizoi Esma Muratoviq, ndërsa Dayane Da Rocha i realizoi tetë penallti. Gjashtë gola i shënoi Anja Bojaniq e një Adelina Berisha.

Te Ferizaj, 10 gola i shënoi braziliania Ligia Da Silva. Braziliania tjetër, Ana Luisa Chaves shënoi shtatë gola dhe u shqua me organizim të lojës.

Albulena Basha e Larissa Da Silva shënuan nga katër gola. Tre i shënoi Meri Koneski, ndërsa nga një e shtuan Mirjeta Dinolli e Albulena Kelmendi.

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori