Trajneri Ismet Munishi sot (e martë) përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Dukagjinit.

Ky lajmërim i Munishit vjen si një befasi për opinonin e futbollit kosovar duke marrë parasysh se Dukagjini deri më tani ka arkëtuar 17 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt.


Munishi ndër të tjerash tha se këtë vendim e ka marrë për arsye personale.

Njoftimi i plotë i Ismet Munishit:

Falemderi Klinë

Rrugtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron ketu,per arsye personale jap dorheqje nga posti i trajnerit .

Falemderoj qytetarët e Klinës , Presidentin Fabian Veseli , Drejtorin Korab Desku !

Falemderoj stafin e trajnerve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina !

Falemderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre

Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim

/Telegrafi/


telegrafi sport app