LAJMI I FUNDIT:

Isme Humolli nga OBSH: Coronavirusi nuk duhet nënvlerësuar nga të rinjtë

Isme Humolli nga OBSH: Coronavirusi nuk duhet nënvlerësuar nga të rinjtë

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka thënë  për RTV Dukagjinin se Kosova ende nuk e ka kaluar fazën e parë të pandemisë pasi vetëm një ditë nuk ka pasur raste me coronavirus.

Ajo ka thënë se nga aspekti epidemiologjik kjo situatë është shqetësuese pasi tashmë janë përfshirë edhe institucionet publike dhe kompanitë e mëdha private.


“Është dashur të bëhet organizimi i vendeve të punës në raport me hapësirën e punës që kanë kompanitë. Nëse kjo nuk është bërë duhet të bëhet tani”.

Humolli thotë se një numër i madh i rasteve janë paraqitur si pasojë e vizitave familjare dhe apo ceremonive mortore.

Drejtoresha e OBSH-së për Kosovë thotë se vendosja e maskave duhet të bëhet domosdo nga qytetarët.

“Mos të harrojmë se COVID-19 është sëmundje shumë e rëndë. Ky virus nuk dëmton vetëm mushkëritë por të gjitha organet e trupit”.

Humolli thotë se pavarësisht se Kosova ka popullsi të re, ka raste në vende të ndryshme të botës kur edhe të rinj dhe fëmijë kanë ndërruar jetë.

“Ky virus është i panjohur për ne. Nuk guxojmë të mendojmë se sëmundja është e lehtë. Sëmundja është shumë e rëndë. Ka pasur raste kur personi ka qenë i ri dhe i shëndoshë por organizmi i tij ka reaguar aq rëndë sa që personi ka përfunduar me vdekje. Andaj COVID-19 ka një laramani të raste të ndryshme”.

Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka thënë se personeli shëndetësorë janë lodhur dhe jemi në situatën kur gjithë puna e bërë deri më tani po hidhet në ujë duke mos respektuar rekomandimet./Telegrafi/