LAJMI I FUNDIT:

Ismaili takon kardiokirgët amerikanë që trajtuan 28 fëmijë me probleme në zemër

Ismaili takon kardiokirgët amerikanë që trajtuan 28 fëmijë me probleme në zemër

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Kardiokirurgjisë, në QKUK. Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka takuar profesionistët shëndetësorë të cilat kanë ardhur nga SHBA-të për operuar fëmijët me probleme në zemër në QKUK.

Sipas njoftimit për media me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë në korrik të këtij viti, profesionistëve shëndetësorë nga Amerika u është lejuar angazhimi i përkohshëm në Kosovë, në kuadër të “Mission Kosovo 2019” që organizohet nga “Gift Of Live Kosovo”.


Ismaili ka falënderuar profesionistët shëndetësorë nga Amerika për kontributin e tyre në Kosovë në ndihmë fëmijëve kosovarë.

“Është një kontribut i jashtëzakonshëm i profesionistëve shëndetësorë nga Amerika të cilat gjatë këtyre ditëve po trajtojnë fëmijët tanë me probleme në zemër. Unë i falënderoj shumë për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë shëndetësinë tonë por edhe qytetarët tanë në nevojë.” ,ka thënë Ismaili.

Më tutje, ai tha se pas shërbimi 24 orësh në 7 ditë të javës për kujdesin e zemrës dhe stentimin tani është radha që edhe në Kosovë t’i kryejmë këto operime.

“Në takim me ekipin nga SHBA-ja, u pajtuam që sa më parë ta nisim punën që fëmijët tanë me probleme në zemër t’i trajtojmë në Kosovë. Mundësitë dhe vullneti ekziston, prandaj ky do të jetë angazhimi ynë i radhës. ”, ka thënë Ismaili.

Robert Raylman, drejtor ekzekutiv i “Gift of Life Internatioanl”, ka falënderuar ministrin Ismaili për mbështetjen që ky projekt të realizohet.

“Kemi pasur ditë shumë të mira në Kosovë. Kemi trajtuar 28 fëmijë të cilët të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe janë gati për tu rikthyer te familjet e tyre”, ka thënë Raylman./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori