Ismaili takon drejtorët e klinikave, kërkon disiplinë dhe kujdes të shtuar për pacientët

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës së Kosovës, Uran Ismaili, ka takuar drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ministri Ismali kërkoi nga drejtorët e klinikave që të shtohet kujdesi dhe komunikimi i mirë ndaj pacientëve.
“Duhet të shtohet kujdesi dhe komunikimi më i mirë i stafit ndaj pacientëve. Kërkoj nga ana juaj të merrni përgjegjësi dhe zotësi, kemi shprehë vullnet dhe gatishmëri, kërkoj më shumë zotësi nga ana juaj, jam aleat i juve, do të punoj me juve, kemi hapësirë, intelekt dhe pjekuri që të punojmë bashkërisht”, tha ai.
Ministri përmendi disa prej investimeve që janë bërë dhe që janë në procedurë të realizimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë furnizimin me shtretër të ri, uniforma dhe çarçafë për klinikat e QKUK-së, pastaj renovimin e emergjencës së vjetër dhe furnizimin me pajisje për këtë klinikë.
Sipas tij, po punohet që të krijohen barnatoret nëpër repartet dhe klinikat e QKUK-së, në mënyrë që furnizimi të jetë më i mirë dhe të ketë mbikëqyrje më të mirë.
Sipas tij, po ashtu po punohet në çështjen e brendimit, ku përfshihen informatat e përgjithshme me shenjat orientuese për klinikat dhe shërbimet që ofrohen.
Naser Ramadani, kryesues i Bordit të SHSKUK-së, tha se Bordi Drejtues, në mbledhjet e rregullta ka filluar të ftojë për raportim edhe drejtorët e klinikave, me qëllim që për së afërmi të njoftohet me gjendjen, me theks të veçantë të punohet për reduktim të listës së pritjes së pacientëve.
“Ne kemi kuadro të mjaftueshëm që mos ketë listë pritjes në asnjë klinikë, andaj po angazhohemi që të krijojmë kushtet e nevojshme në mënyrë që specialistët të kryejnë punën e tyre dhe bashkërisht të kryejmë obligimin etik- moral dhe ligjor”, tha ai.
Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, informoi drejtorët e klinikave se ambulancat specialistike të ortopedisë dhe fiziatrisë kanë filluar punën në objektin e ri me kushte dhe infrastrukturë moderne dhe shpejtë pritet të fillojnë punën edhe ambulancat tjera.
“Jemi duke punuar të rrisim numrin e sallave të operacionet për kirurgji vaskulare, neurokirurgji dhe kirurgji plastike, projekti i renovimit të emergjencës së vjetër është duke u finalizuar, do ketë recepsion, do mbyllen portat do ketë recepsione dhe pritore për pacientët. Hapësira në klinikat interne dhe emergjencë do jetë bllok i mbyllur dhe nuk do ketë qasje të palëve”, tha ai.
Sejdiu foli edhe për disiplinën në punë, duke theksuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform kompetencave që ka, duke ri-kërkuar nga drejtorët e klinikave që të respektohet orari i punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë