Ministri i Shëndetësisë dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kreut të LDK-së Isa Mustafa i cili ka bërë thirrje për rrëzim të Qeverisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ismaili ka thënë se Qeveria nuk rrëzohet kur udhëheqësi i saj dorëzohet duke përmendur kohën sa ishte kryeministër.
Sipas Ismailit Qeveria nuk rrëzohet as kur kryetari i opozitës ka frikë të thërret seancë për mocion mosbesimi.
Ismaili ia ka kujtuar Mustafës kohën kur me Ministrinë e Shëndetësisë ka udhëhequr LDK-ja e që sipas tij dëmi që ka bërë kjo parti në shëndetësi është i pallogaritshëm.
Postimi i Ismailit:
Isa Mustafa po thërret për rrëzimin e Qeverisë, por po harron se Qeveria nuk mbahet gjallë kur udhëheqësi i saj dorëzohet, siç bëri ai me Qeverinë që drejtonte. Qeveria nuk rrëzohet as kur kryetari i opozitës frikësohet të thërret seancë për mocion mosbesimi. Fjalët nuk rrëzojnë qeveri.
Isa Mustafa dhe LDK-ja duhet ta kuptojnë se problemet e LDK-së nuk janë edhe shqetësime të qytetarëve.
LDK-ja çdo ditë po dëshmon se është joserioze me opsionin e vet si alternativë qeverisëse. Paaftësia e saj për të udhëhequr brenda partisë po tregon se ajo nuk është e gatshme të udhëheq as vendin.
Koalicioni i Isa Mustafës i proklamuar me LVV-në dhe temat e proklamimit me fjalët e luftës kundër korrupsionit dhe flirtimi me njerëz partiakë të korruptuar janë ogur i zi për pikën kritike ku ka mbërrirë LDK-ja.
LDK-ja e përçarë thellë, por e mbajtur e bashkuar nga ambicia për ta marrë pushtetin bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ofron as afër zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Në situatën ku është zhytur ajo nuk mund të krijojë front në luftë kundër korrupsionit.
Përkundrazi!
Vetëm në ministrinë që unë e drejtoj e kam parë nga afër se si qeverisja e LDK-së nën udhëheqjen e Isa Mustafës i ka trajtuar njerëzit më në nevojë. Politikat e tyre kanë qenë më se të dëmshme për qytetarin.
Të sëmurët e varfër kanë paguar ilaçe shumëfish më shtrenjtë dhe kanë marrë shërbime shëndetësore që nuk përkojnë me dinjitetin njerëzor. Udhëheqja e juaj ka prodhuar keqmenaxhime të barnave dhe ka sjellur spitale pranë rrënimit etj.
Dëmi që LDK-ja i ka bërë vetëm shëndetësisë është i pallogaritshëm.
Kemi ndalur çmimet abuzive që i keni lejuar ju. Kemi shtuar shërbimet shëndetësore. Jemi duke kthyer shëndetësinë që ju me qeverisje të keqe ia morët popullit.
Ju keni vetëm fjalë dhe kalkulime politike. Në fakt, nuk keni pasur kurrë më shumë sesa kaq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë