LAJMI I FUNDIT:

Ismaili dhe Osmani vizitojnë fëmijët me kancer në QKUK, premtojnë aparatura të reja për Hemato-Onkologjinë

Ismaili dhe Osmani vizitojnë fëmijët me kancer në QKUK, premtojnë aparatura të reja për Hemato-Onkologjinë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me udhëheqësen e fushatës “Ti je një luledielli”, Albana Osmani, kanë qëndruar në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Pediatrinë e QKUK-së, ku kanë vizituar fëmijët me kancer në dhe kanë premtuar se do të funksionalizohen të gjitha aparaturat dhe do të blihen të reja.

Ministri Ismaili ka thënë se fushata “Ti je një luledielli”, ka pasur shumë sukses, dhe ka thënë se ato që nuk mund t’i mbulojë ky fondacion, do t’i përfundojë Ministria e Shëndetësisë, sidomos investimin në aparatura dhe shërbimet që janë kërkuar jashtë vendit, të kryhen në Kosovë.

“Ne sot jemi mbledhur për ta përkrahur fushatën e Albanës, që fillimisht e ka nisur në Shqipëri, që pati shumë sukses, vendosi por ashtu ta shtrinte edhe në Kosovë, apelojmë që kush e din që mund të ndihmojë ta përkrah fushatën sepse çkado që mbledhim vijnë për këta fëmijë. Ne kemi diskutuar sot për disa aparatura që janë që një kohë të gjatë këtu dhe nuk kanë mundur të vihen në përdorim, unë jam zotuar se do të gjej reagenca që kanë nevojë, dhe shërbime që janë kërkuar jashtë vendit do t’i kryejmë në Kosovë. Pajisjet që kanë nevojë që nuk i kanë, ato që nuk mund t’i mbulojë fondacioni, do t’i mbulojë ministria në mënyrë që të gjithë fëmijët t’i kenë kushtet më të mira”, ka thënë Ismaili, për Ekonomia Online.


“Ne do të sigurojmë Aparatura të reja dhe funksionale për repartin e Hemato-Onkologjisë, ku më të vegjlit tanë sfidohen çdo ditë nga kanceri dhe leukemia. Ne do të plotësojmë nevojat me të gjitha materialet për këtë repart që fëmijët të marrin trajtimin e duhur. Falënderoj edhe Albana Osmanin për iniciativën e saj humanitare “Ti je një luledielli”, në ndihmë këtyre fëmijëve”, ka thënë Ismaili.

Ndërsa Albana Osmani ka thënë se gëzohet shumë që sot ka një deklaratë të rëndësishme për ata që e kanë ndjekur fushatën “Ti je një luledielli”.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori