Ismaili: 750 shtretër të rinj për QKUK-në për trajtim të dinjitetshëm të pacientëve
Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot i janë dorëzuar 300 shtretërit e parë nga kontingjenti prej 750 sish, të cilët janë blerë për klinikat e saj.
Në dorëzimin e këtij kontingjenti, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se ka qenë nevojë e kamotshme blerja e shtretërve të rinj, pasi që disa nga shtretërit në QKUK nuk janë ndërruar me dekada të tëra.
“750 shtretër modern të pajisur me dyshekë për klinikat e QKUK-së. Kohës kur qytetarët tanë janë shtrirë në shtretër të vitit 1980 e të mbajtur nga blloqet, dërrasat dhe dyshekët e stër-vjetëruar i erdhi fundi. Sot dorëzuam vetëm kontingjentin e parë prej 300 shtretërve për të siguruar qëndrim të dinjitetshëm qytetarëve tanë nëpër klinikat e QKUK-së”, tha ministri Ismaili.
Më tej, ai shtoi se ky është vetëm kontingjenti i parë dhe se në vitin 2019 do të blihen edhe shtretër të tjerë edhe për Spitalet e Përgjithshme.
Kurse, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se me ardhjen e këtyre shtretërve do të përmirësohet qëndrimi i qytetarëve tanë nëpër klinikat e QKUK-së.
“Blerja e shtretërve të rinj do të përmirësoj hospitalizimin e qytetarëve tanë, i cili deri më sot nuk ka qenë në nivelin më të mirë”, ka thënë ai.
Nga 750 shtretër të cilët kanë vlerën prej 1.3 milion euro, 300 prej tyre janë me 3 thyerje, 100 me 4 thyerje, 15 shtretër janë me 4 thyerje për Ortopedi, 20 shtretër janë transportues dhe 300 të tjerë mekanik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City