LAJMI I FUNDIT:

Islami rizgjidhet kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat 

Islami rizgjidhet kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat 

Balli Kombëtar Demokrat  i Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e II zgjedhor, në të cilin ka rizgjedhur Gazmend Islamin kryetar të partisë.

Islami, i cili u zgjodh në krye të Ballit Kombëtar Demokrat pa asnjë votë kundër, strukturat organet udhëheqëse të partisë për besimin e dhënë.


“Mbështetjen tuaj, do t’ua kthejë gjithmonë, në mënyrë që së bashku të ecim përpara. Ju premtoj që do jemi unik dhe të palëkundur në qëndrimet tona”, tha ai.

Me këtë rast  premtoi rritje të Ballit Kombëtar si dhe bashkëpunim më të madh me të njëjtën parti në Shqipëri.

Ai gjithashtu theksoi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Balli Kombëtar do të punojë shumë që të ketë deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/