Islam Ukimeri nga PDK në Prizren, asamblisti më i votuar në Kosovë
Islam Ukimeri, kandidat për Kuvendin Komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka marrë mbi 1,500 vota personale.
Me këtë numër të lartë votash, Ukimeri është bërë asamblisti më i votuar në nivel të Kosovës, jo vetëm brenda PDK-së, por edhe ndër të gjitha partitë politike në Republikën e Kosovës.
“Ky është rezultat i punës sonë të përbashkët, i besimit tuaj dhe i përkushtimit tim ndaj qytetit që e dua. Faleminderit nga zemra të gjithë votuesve për këtë mbështetje historike dhe faleminderit kryetarit Shaqir Totaj për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e listës së PDK-së,” – ka deklaruar Ukimeri pas publikimit të rezultateve të para.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























