LAJMI I FUNDIT:

Ishulli Zakintos zhvendoset për tre centimetra pas tërmetit

Ishulli Zakintos zhvendoset për tre centimetra pas tërmetit

Ishulli grek Zakintos ka lëvizur për të paktën tre centimetra në jugperëndim pas tërmetit të fortë të 6.4 shkallë të premten në mëngjes.

Kjo është konstatuar në bazë të analizave digjitale dhe xhirimeve me radar nga BE-ja dhe sateliti i BE-së, ESA Sentinel-1 shërbimi Koperniku, njofton sot për agjencinë greke të lajmeve ANA drejtori i Kërkimeve në Institutin e Gjeodinamikë të Observatorit Kombëtar të Athinës, Athanasios Ganas.

Lëvizja kryesisht vërehet në nivel horizontal, ndërsa lëvizja vertikale nuk është vërejtur.


Ganas tha se shkencëtarët po hetojnë aktualisht nëse tërmeti shkaktoi ndërrime në zonat përreth.

Instituti grek njoftoi të premten se tërmeti i së premtes goditi zonën rreth 50 kilometra në jug të Zakintos, dhe u  pasua nga një seri tërmetesh tjera më të vogla.

Tërmeti u ndje në pjesë të tjera të Greqisë, madje edhe në Itali, Maltë, Shqipëri dhe Libi.

Epiqendra është regjistruar në Detin Jon, rreth 130 kilometra në jugperëndim të Patras në Peloponez, rreth 14 kilometra nën shtratin e detit, sipas Entit Gjeologjik të SHBA-së. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori