Një person, është kanosur dhe sulmuar fizikisht në një diskotekë në Graçanicë.

I njëjti në ato momente kishte qenë me të dashurën e tij.


“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në diskotekë me të dashurën e tij është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është  kanosur nga vëllai i të dyshuarit”, ka njoftuat policia.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/