LAJMI I FUNDIT:

“Ishte si një shpërthim”: Një i vdekur dhe 16 të lënduar kur një automjet u përplas me një dyqan të Apple në Massachusetts

“Ishte si një shpërthim”: Një i vdekur dhe 16 të lënduar kur një automjet u përplas me një dyqan të Apple në Massachusetts

Të paktën një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u lënduan kur një automjet u përplas me një dyqan Apple në Massachusetts, thonë zyrtarët lokalë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi rreth orës 10:45 me orën lokale në Hingham, rreth 20 kilometra në jug të Bostonit.


Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një vrimë të hapur në pjesën e përparme të xhamit të dyqanit.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Zona përballë dyqanit – pjesë e një sheshi të blerjeve lokale – ishte rrethuar nga personeli i urgjencës.

Është e paqartë se sa njerëz ishin në dyqan në atë kohë, megjithëse zyrtarët vunë në dukje se kjo ndodhi vetëm disa ditë para Ditës së Falënderimeve në SHBA dhe gjatë një sezoni të ngjeshur blerjesh festash.

Kalimtarët ndihmuan në trajtimin e disa prej të lënduarve në vendngjarje, thanë zyrtarët.

Zyrtarët e spitalit thanë se disa nga personat e sjellë ishin të lënduar rëndë, disa me lëndime të rrezikshme për jetën dhe disa që mund të humbnin gjymtyrët.

Ndërsa i vdekuri quhej Kevin Bradley, 65 vjeç, nga Nju Xhersi.

Policia nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm për drejtuesin e mjetit, përfshirë moshën e tij apo ndonjë identifikim tjetër.

Ndërkohë dëshmitarët e përshkruan momentin e përplasjes së veturës, përkatësisht thyerjes së xhamit si një “shpërthim”. /Telegrafi/