LAJMI I FUNDIT:

Ishte një grup i ‘të huajve’: Krejt çfarë dihet rreth vrasjes në shtëpinë e tij të presidentit të Haitit, Jovenal Moise

Ishte një grup i ‘të huajve’: Krejt çfarë dihet rreth vrasjes në shtëpinë e tij të presidentit të Haitit, Jovenal Moise

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise është vrarë nga persona të armatosur që pretendohet të jenë “të huaj”, në një futje me dhunë gjatë natës në shtëpinë e tij që gjithashtu la të plagosur rëndë gruan e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grup i ‘të huajve’, disa prej të cilëve flisnin anglisht dhe spanjisht, hynë në shtëpinë e Moise në kodrat mbi Port-au-Prince rreth orës 1 të mëngjesit të mërkurën.

Pas kësaj, 53-vjeçari u qëllua për vdekje dhe Zonja e Parë Martine, 47, u plagos gjithashtu në atë që kryeministri Claude Joseph e quajti një ‘akt urrejtje, çnjerëzor dhe barbar’.


Po sipas DailyMail, banorët raportuan se dëgjuan raunde të shtënash dhe panë burra të veshur me të zeza duke vrapuar nëpër lagje.

Kishte gjithashtu pretendime për një granatë dhe dronë.

Kryeministri Joseph tha se ai kishte marrë në dorë vendin dhe policia dhe forcat e armatosura po merrnin “të gjitha masat për të garantuar vazhdimësinë e Shtetit dhe për të mbrojtur Kombin”.

Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise – plagoset gruaja e tij
Lexo po ashtu Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise – plagoset gruaja e tij

Ndërkohë administrata e Biden e quajti atë një ‘sulm tragjik’ dhe tha se Shtëpia e Bardhë ishte ende ‘duke mbledhur informacion’ dhe ‘vlerësuar gjendjen tani’.

Një akt i tillë vjen pasi Moise pretendoi se policia kishte “prishur” një komplot vrasjeje në shkurt mes protestave masive në vend për pretendimet se presidenti po vepronte si një diktator dhe refuzonte të mbante zgjedhjet.

Në përgjigje, ish-tregtari i pjesëve të automjeteve kishte arrestuar 23 persona të cilët ai tha se ishin pas komplotit duke përfshirë një gjykatës të lartë dhe një oficer policie.

“Ishte një përpjekje për jetën time”, tha Moise në një fjalim kombëtar në atë kohë. “Falënderoj shefin tim të sigurisë në pallat. Qëllimi i këtyre njerëzve ishte të bënin një përpjekje për të më vrarë. Ky plan u ndërpre”.

Kundërshtarët argumentojnë se presidenti, i cili mori pushtetin në vitin 2017, duhet të ishte larguar nga posti në 7 shkurt pasi nuk arriti të mbajë zgjedhjet vitin e kaluar pasi mbaronte mandati i tij.

Por Moise pretendoi se mandati i tij pesë-vjeçar duhej të kishte përfunduar në 2022 – me Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kishin kërkuar që zgjedhje të lira dhe transparente të mbaheshin deri në fund të vitit 2021.

Gjithashtu, në një intervistë vitin e kaluar, Moise mbrojti veten kundër akuzave për korrupsion dhe mohoi që ai po e kthente vendin në një diktaturë.

Moise gjithashtu ishte përballur me akuza për papërshtatshmëri financiare dhe marrje të pushtetit duke kufizuar kompetencat për auditimin e kontratave qeveritare dhe krijimin e një agjencie të inteligjencës që i përgjigjet vetëm presidentit. /Telegrafi/