LAJMI I FUNDIT:

Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane thotë SHBA ka fluturake të paprekura aliene

Ish-zyrtari i inteligjencës amerikane thotë SHBA ka fluturake të paprekura aliene

Ish-zyrtari i inteligjencës, David Grusch, i ka kërkuar SHBA-së të zbulojë prova të UFO-ve, duke thënë se qeveria amerikane ka automjete transporti jashtëtokësor “të paprekura dhe pjesërisht të paprekura”.

Grusch drejtoi analizën e fenomeneve paranormale të pashpjegueshme brenda Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, dhe pretendon se SHBA ka anije kozmike me origjinë jashtëtokësore, shkruan The Guardian.

Informacioni në lidhje me ata aeroplanë iu mbajt në mënyrë të paligjshme Kongresit, tha Grusch, i cili pretendon se u përball me hakmarrje nga zyrtarët e qeverisë kur i dorëzoi Kongresit informacionin e klasifikuar.


Ai u largua nga qeveria amerikane në prill të këtij viti pas një karriere 14-vjeçare në inteligjencë.

“Ne nuk jemi vetëm”

Jonathan Grey, një zyrtar i inteligjencës amerikane në Qendrën Kombëtare të Inteligjencës Ajrore dhe Hapësinore (NASIC), konfirmoi ekzistencën e “materialit ekzotik” në raport, duke shtuar: “Ne nuk jemi vetëm”.

Këto pretendime vijnë pasi dëshmitë dhe raportet e shumta në vitet e fundit kanë rikthyer vëmendjen ndaj objekteve fluturuese të paidentifikuara, dhe vizitave potenciale jashtëtokësore.

Në vitin 2021, Pentagoni publikoi një raport mbi fenomene paranormale të pashpjegueshme – një term i preferuar së fundmi mbi UFO-t, i cili identifikoi më shumë se 140 raste të takimeve me fenomene të tilla që nuk mund të shpjegohen.

Raporti pasoi rrjedhjen e pamjeve ushtarake që tregonin ngjarje në dukje të pashpjegueshme në qiell, ndërsa në të njëjtën kohë pilotët e Marinës dëshmuan se kishin pasur takime të shpeshta me fluturake të pazakonta në brigjet e SHBA.

“Material me origjinë ekzotike”

Në një intervistë me reporterët e Debrief, Leslie Kean dhe Ralph Blumenthal, të cilët më parë ekspozuan ekzistencën e një programi sekret të Pentagonit që hetonte UFO-t, Grusch tha se qeveria amerikane dhe furnizuesit e mbrojtjes kanë mbledhur fragmente të mjeteve aliene, dhe në disa raste të tëra anijesh.

“Ne nuk po flasim për origjinën apo identitetin prozaik. Materiali përfshin mjete transporti të paprekura dhe pjesërisht të paprekura”, tha Grusch.

Grusch tha për Debrief se analiza përcaktoi se ky material ishte me “origjine ekzotike” – që do të thotë “inteligjencë jo-njerëzore, qoftë jashtëtokësore ose me origjinë të panjohur”.

“Ky vlerësim bazohet në morfologjinë e automjetit dhe hulumtimin e shkencës së materialeve dhe posedimin e aranzhimeve unike atomike dhe nënshkrimeve radiologjike”, tha Grusch. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Trump bën gati

Trump bën gati "listën e kuqe" - shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA

Amerika
Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Botë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Kalo në kategori