Ish-sulmuesi i Bayern Munich po përjeton tortura në vendin e tij, ai u arrestua pas të shtënave me armë para një hoteli

Futbollisti më i mirë iranian i të gjitha kohërave, Ali Daei (53) u arrestua në Iran pasi shprehu mbështetjen e tij për protestat pas vdekjes së Mahsa Amini.
Në ditën e dyzetë pas vdekjes së Aminës, një turmë e madhe mori pjesë në një funeral në qytetin iranian të Saqqez. Qeveria iraniane arrestoi, ndër të tjera, edhe ish-yllin e Bajern Munich, Ali Daei.
Daei thuhet se ka qëndruar në një hotel një natë më parë me Hamed Lak, një futbollist ende aktiv që luan në Iran. Një numër banorësh u mblodhën para ndërtesës dhe Ali Daei dhe Lak u arrestuan më pas nga forcat e sigurisë. Atje ata u vendosën nën mbikëqyrje të rreptë të sigurisë nga shërbimi sekret.
Më parë thuhet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj njerëzve dhe kjo shihet në videon e publikuar. Videoja u publikua nga organizata e të drejtave të njeriut Hengaw - një organizatë e pavarur që raporton për abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran.
Kujtojmë se Daei më parë akuzoi regjimin për "dhunë policore" dhe "shtypje të demonstruesve" gjatë protestave dhe i bëri thirrje qeverisë iraniane që të zgjidhë problemet e popullit iranian në vend që të përdorë represion, dhunë dhe arrestime.
Për shkak të kësaj, i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar të largohet nga vendi, por në fund i është kthyer.
Protestat në Iran kanë vazhduar që nga 16 shtatori, kur një grua iraniane, Mahsa Amini (22), u vra pasi u ndalua nga policia morale e shtetit për shkelje të kodit të veshjes. Disa dhjetëra persona humbën jetën.
Vdekja e Aminës rezultoi në pakënaqësi të madhe në mesin e iranianëve. Fillimisht është shprehur në rrjetet sociale, e në mesin e atyre që e kanë bërë këtë kanë qenë edhe fytyra të shumta publike të këtij vendi. Mes tyre janë dy ish-futbollistë Ali Karimi, i cili ka luajtur edhe për Bayernin dhe Hossein Mahini.
Duke luajtur për Iranin nga viti 1993 deri në vitin 2006, Daei shënoi 109 gola në 149 paraqitje për ekipin kombëtar dhe ka statusin e një heroi kombëtar në vendin e tij.
Gjatë karrierës së tij të pasur, ai luajti edhe në Bundesligë për Arminia Bielefeld, Bayern Munich dhe Hertha Berlin. /Telegrafi/



































