Krimet serbe në Kosovë kanë ndodhur dhe ballafaqimi i Serbisë me të kaluarën e saj është në radhë të parë në interesin e vetë Serbisë.
Kështu thotë në një intervistë për Radio Kosovën diplomati Michael Steiner, ish-shef i UNMIK-ut dhe ish-këshilltar i kancelarit gjerman, Gerhard Schröder.
“Për sa kohë që Serbia nuk e bënë këtë, do të sorollatet si një zombi në historinë e saj”, nënvizon Steiner, teksa thekson se “pavarësia e Kosovës është fakt dhe realitet dhe nëse Serbia refuzon ta njohë këtë realitet, ky nuk është më problem për Kosovën, por për vetë Serbinë”.
Steiner ka folur edhe për përshtypjet për Kosovën, që nga koha kur e ka përfunduar mandatin si shef i UNMIK-ut.
“Gjatë kësaj kohe kemi parë ndërrim demokratik të qeverive dhe pushteteve, ndërsa janë zhvilluar mirë institucionet shtetërore. Gjithashtu, mund të shihet se ka pasur edhe një zhvillim politik të shoqërisë civile e cila ka evoluar nga një shoqëri e dalë prej dhunës dhe luftës, në një shoqëri civile gjithnjë e më stabile.
Natyrisht, edhe më tej ka probleme për sa i përket luftimit të korrupsionit, pastaj probleme të zhvillimit ekonomik, por parë në tërësi, kam një ndjenjë të mirë për arritjet e shënuara”, tha ai.
Ish shefi i UNMIK-ut theksoi më tej se Kosova tashmë është shtet sovran dhe ky është fakt.
“E para, Kosova tashmë është shtet sovran! Ky është fakt! Është fakt, realitet objektiv! Pyetja nëse Serbia e njeh këtë realitet, apo e refuzon, ky nuk është problem për Kosovën, por është problem për Serbinë, e cila po bllokon vetveten.
Për Kosovën, ç’është e vërteta, është me shumë rëndësi që për sa kohë ekziston ky realitet refuzues nga ana e Serbisë, Kosova të mos ketë disavantazhe praktike nga kjo gjendje. P.sh. të mos ketë pengesa gjatë anëtarësimit në organizata dhe institucione ndërkombëtare, pastaj të mos ketë pengesa në aspektin e zhvillimit ekonomik, sigurisë, udhëtimit të lirë etj.
Natyrisht, kjo do të duhej të vlente për të dyja vendet dhe kjo është vendimtare, prandaj kjo është edhe ideja bazike e Planit gjermano-francez për Normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, tha ai.
Ai është përgjigjur edhe rreth asaj që edhe 24 vjet pas luftës Serbia nuk po kërkon falje për krimet e kryera.
“Shihni! Objektivisht kjo çështje është sqaruar. Krimet serbe në Kosovë kanë ndodhur dhe për këtë organizatat ndërkombëtare kanë dhënë qëndrimin e tyre. Që Serbia të ballafaqohet dhe ta shohë këtë të vërtetë me sytë e saj dhe të marrë qëndrim për këtë realitet që ka ndodhur, është në radhë të parë në interesin e vetë Serbisë.
Po e them këtë si gjerman, duke u nisur nga historia jonë gjermane. Je vërtet i lirë të ndërtosh dhe formësosh të plotë të ardhmen tënde, vetëm atëherë kur gjen forcë për të njohur anën negative të së kaluarës tënde. Për sa kohë që nuk e bën këtë, atëherë do të sorollatësh si një zombi në historinë tënde dhe kjo mund të shihet tek ata, që gjërat e pakëndshme përpiqen t’i fshehin nën tepih. Sido që të jetë, e rëndësishme është që objektivisht gjërat janë të qarta, janë sqaruar dhe është thellësisht e domosdoshme që Serbia të konfrontohet me të kaluarën e saj kriminale, për të çliruar vetveten, në mënyrë që të mund të punojë me gjithë forcën drejt së ardhmes”, tha ai.
Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se nuk sheh asnjë rrezik për Kosovën nga Asociacioni.
Ish shefi i UNMIK-ut nuk ka dashur të deklarohet për rastin e gjykimit në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së.
“Edhe për këtë çështje nuk mund dhe nuk do të ishte serioze të deklarohem”, tha ai.
Steiner është deklaruar edhe si e sheh të ardhmen e Kosovës.
“Nuk kam as një dyshim, sepse tashmë rruga për integrime euro-atlantike është e trasuar. Kosova është një vend evropian dhe i përket familjes evropiane ku e ka vendin dhe duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. E di që kjo rrugë ka zgjatur shumë dhe është e gjatë, aq sa nganjëherë më irriton edhe mua pse funksion disi ngadalë. Sidoqoftë, perspektiva evropiane e Kosovës është qartë e siguruar. Nuk e di se kur kjo ditë do të vijë, por e di që kjo ditë do të vijë…”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale