Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica i akuzuar për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit, ka thënë se çdoherë ka punuar në dobi dhe kursit të buxhetit.
Ai këtë deklaratë e ka dhënë të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku bashkë me të po akuzohen edhe tre zyrtarët tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini.
I akuzuari Betim Reçica në fjalën hyrëse ka thënë se prokuroria speciale nuk ka arritur të sigurojë asnjë provë që të vërtetojë se është kryes i veprave penale për të cilat akuzohet.
“Nga analiza e aktakuzës do të vëreni se aktakuza nuk është e mbështetur në prova të ligjshme dhe nuk përmban asnjë provë të ligjshme më të cilën do të vërtetohet se unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm apo pozitave tjera kam kryer ndonjë vepër penale. Në ministri punoj që 14 vite asnjëherë nuk kam pasur ndonjë aktakuzë, çdo herë kam punuar në dobi dhe kursim të buxhetit. Për mua ka qenë absurde dhe e pakuptueshme se si nuk përfillet një organ gjyqësor si OShP-ja”, ka thënë i akuzuari Reçica.
Ai ka thënë se po akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak që i kishte kompensuar me paga shtesë punëtorët e ministrisë e që sipas tij, ky kompensim ka ndodhur duke u bazuar në ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare, ku sipas tij, në Qeverinë e Kosovës janë aprovuar dhe votuar tri projekte që kanë interes kombëtar.
“Këta punëtor e përbëjnë zinxhirin e punës së ministrisë dhe si të tilla kompensimet kanë qenë komplet ligjore. Theksoj se përveç asaj që ka qenë ligjore dhe janë kompensuar punëtorët nuk ka asnjë element që unë muj me u njollos dhe mu akuzu kinse kam përfituar në emër tim apo të dikujt tjetër, çdo rrogë është kompensim për punët e jo përfitim i kundërligjshëm”, ka thënë Reçica.
Në lidhje me veprën penale “shpërlarje e parave”, i akuzuari ka thënë se për të kjo është njollosje publike por edhe personale, pasi sipas tij, pasuria e tij është publike dhe e deklaruar.
Për këto arsye, ai ka kërkuar nga gjykata që ndaj t’i të merret aktgjykim lirues.
Prokurorja Speciale Habibe Salihu ka thënë se gjatë shqyrtimeve pasi të prezantohen dhe administrohen provat e propozuara në aktakuzë, dëgjimit të dëshmitarëve do të vërtetohet se të akuzuarit janë fajtor ashtu siç thuhet në aktakuzë, të cilët me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesi i Avokaturës Shtetërore Bedri Krasniqi ka thënë se e mbështet në tërësi aktakuzën e PSRK-së, pasi sipas tij MI-së si pasojë e veprimeve nga ana e të akuzuarve i është shkaktuar dëm material, ndërsa në lidhje me kërkesën pasurore-juridike ai ka deklaruar se do ta precizojë në fazën e mëtutjeshme.
Përfaqësuesi i operatorit ekonomik “RSM COMPANY” & “BENITA COMPANY”, ka thënë se e konsiderojnë veten si palë e dëmtuar, pasi sipas tij, në vlerësimin e parë ishin shpallur fitues kurse pas rivlerësimit ishte shpallur fitues i tenderit një tjetër kompani.
Përfaqësuesi i operatorit ekonomik “Sallahu”, avokati Flamur Bllacaku ka thënë se edhe sipas ekspertizës është vërtetuar se janë palë e dëmtuar dhe se do të paraqesin edhe kërkesë pasurore-juridike.
Përfaqësuesja e kompanisë “Al Trade”, avokatja Miranda Haxhiu ka thënë se nuk parashtrojnë kërkesë pasurore- juridike, pasi nuk e konsiderojnë veten palë të dëmtuar.
Mbrojtësi i të akuzuarit Reçica, avokati Florin Vertopi ka thënë se kjo aktakuzë është bazuar në prova të papranueshme, prandaj sipas tij, provat ishin nxjerrë nga hetuesit e Departamentit Anti Korrupsion i cili ishte themeluar në vitin 2010, por ishte shuar në 2020, pasi ishte themeluar në kundërshtim me ligjin.
Ai ka thënë se aktakuza mbështetet me 23 prova materiale më konkretisht në kontrata në të cilat potencohet se kinse ka palë të dëmtuar, ndërsa sipas avokatit, të dëmtuarit e pretenduar nuk janë dëgjuar asnjëherë.
“Nga 15 dëshmitarët, 13 prej tyre janë marrë në cilësi të të dyshuarit në polici, vetëm dy deklarata janë marrë prej Bekim Reçices (vëllau i të akuzuarit Betim Reçica) i cili nuk është njoftuar me të drejtën që nuk e ka obligim të deklarohet nëse është familjar i të akuzuarit. Do të bindeni se eksperti i prokurimit nuk është as ekspert ai është drejtor i administratës në KGJK. Në mungesë të provave jam i bindur se do të merrni aktgjykim lirues”, ka thënë avokati Vertopi.
Mbrojtësi i Isa Berishës, avokati Florent Latifaj ka thënë se i mbrojturi i tij po akuzohen për votat e tij në vlerësimin e tenderit, ndërsa sipas tij, roli i komisioni në të cilit ka qenë pjesë i akuzuari Berisha ka qenë këshillëdhënës e jo obligativ, ndërsa tha se para këtij komisioni ka qenë një komision tjetër i përbërë nga pesë anëtar.
Ai tha se OShP-ja çështjen e kishte kthyer në rivendosje për shkak se ka vlerësuar se komisioni i parë ka gabuar në rivlerësime nga pesë anëtarët e komisionit, ndërsa komisioni i dytë pjesë e të cilit ka qenë i akuzuari Berisha, avokati tha se i kanë dhënë rekomandimet e tyre, ku më pas çështja ka kaluar në OSHP, e cila tha se e ka pasur rolin vendimtar.
Edhe mbrojtësi i Mirdit Eminit, avokati Driton Musliu ka thënë se vet prokuroria ka gabuar kur e ka cilësuar si përgjegjës për vepër penale të mbrojturin e tij, pasi sipas Musliut, komisionin rivlerësues e ka cilësuar gabimisht si vendimmarrës edhe pse OSHP-ja në fund i ka vërtetuar të gjitha vendimet.
Ndërsa sipas tij, prokurorja gabimisht ka cilësuar se kriter për fitimin e tenderit ka qenë çmimi më i ulët, ndërsa në dosje të tenderit përveç çmimit më të ulët ka qenë edhe që operatori ekonomik të jetë i përgjegjshëm dhe çmimi më i lirë.
Mbrojtësi i Leonora Limanit, avokati Alban Makolli ka mbështetur fjalët hyrëse të avokatëve Latifaj dhe Musliu pasi sipas tij, veprimet e të mbrojturit të tij lidhen me veprimet e të akuzuarit Berisha dhe Emini.
Ndryshe, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Besim Kumnishta, i cili ka deklaruar se vëllau i të akuzuarit Betim Reçica, dëshmitari Bekim Reçica kishte huazuar nga ai dhe vëllezërit e tij 30,000 euro.
Ai ka thënë se posedon një autoservis të veturave dhe se me familjen e të akuzuarit Reçica njihen për shkak se jetojnë në të njëjtën lagje.
Dëshmitari tha se vëllau i të akuzuarit Reçica, Bekim Reçica gjatë viteve 2019-2020 i kishte kërkuar 30,000 euro borxh për blerjen e një veture “Audi A7”, që sipas dëshmitarit ai i kishte thënë se e ka gjetur me çmim të ulët në Gjermani për shkak të një defekti që ka pasur vetura.
Pasi dëshmitari Bekim Reçica ia kishte kërkuar paratë, dëshmitari tha se pasi ishin marrë vesh me vëllezërit e tij që t’ia huazonin këto para, ai shumën prej 30,000 euro përmes bankës ia kishte dhënë borxh dëshmitarit Bekim Reçica.
“Marrëveshja ka qenë që kur të shitet vetura ka ma na i kthy paratë”, ka thënë dëshmitari, i cili ka thënë se nuk kishin diskutuar për mënyrën e kthimit të këtyre parave.
Prej 30,000 euro dëshmitari tha se kishte arritur t’i kthejë vetëm 9,000 euro, ndërsa për kthimin e parave tha se nuk ishin dakorduar se kur mund t’ia kthejnë pasi sipas tij, ata ishin shokë të ngushtë.
“Unë i besoj Bekimit dhe besoj që ka me na i kthy paratë. Betimi e di që ka punu një kohë të gjatë në KFOR së bashku me bashkëshorten e tij dhe gjendjen financiare e ka pasur të mirë”, ka thënë dëshmitari.
Ndryshe, para fillimit të kësaj seance, i dëmtuari Naim Sallahu ka deklaruar se është kërcënuar nga i akuzuari Betim Reçica dhe dy personat që kishin qenë me të Arlind Reçica dhe Petrit Reçica.
“Mu drejtuan pse po shan, ndërsa unë ju thash se jam ardhë si palë e dëmtuar”, ka thënë Sallahu, të cilin deklarim e ka kundërshtuar i akuzuari Reçica, pasi sipas tij, Sallahu është duke shpifur.
“Lidhur me këta që tha i dëmtuari është fakt që jam moralisht i befasuar se si është në gjendje me shpifë dhe mos me tregu të vërtetën, çështja ishte jo siç e tha Z.Sallahu por siç është në vijim: avokati im Florin Vertopi pasi e pau një bisedë të Naim Sallahut dhe prokurores, iu drejtua prokurores së është mirë me na tregu edhe neve çka po diskutohet, derisa avokati fliste me prokuroren, Z.Sallahu shahu me nënë avokatin, nuk pat kurrfarë kërcënimi”, ka thënë Reçica.
Edhe avokati Vertopi ka thënë se nuk ka pasur asnjë fjalë kërcënuese dhe se pala e dëmtuar ka shpifur me qëllim që të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës.
Seanca e radhës pritet të mbahet me 25 shkurt 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 shkurt 2021, Reçica po akuzohet se në cilësinë e Ushtruesit së detyrës së Drejtorit te Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion” nga Tirana, ushtroi ndikim të drejtpërdrejtë te Isa Berisha, Kryetar i Komisionít Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtar të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.
Gjithnjë sipas aktakuzë, i akuzuari Reçica kishte kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që të shkojnë në takim me ministrin Pal Lekaj, e që pastaj ta shpallin fitues Operatorin Ekonomik “Gjoka Konstruktion” edhe pse nuk i përmbushte kriteret e tenderit më mirë se OE & GP& “Papenburg Adriani”, që e kishte rekomanduar Komisioni Rivlerësues, i cili për shumën prej 1,630,487 euro kishte ofruar çmim më të ulët se “Gjoka Konstruktion”, me çka për këtë shumë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Reçica se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 431, par.1 i Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tetë vjet.
Tutje sipas aktakuzës, Reçica më 2 tetor 2019 në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kishte nxjerrë vendim me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të bëhet kompensimi financiar (shtesa në pagë) për 14 zyrtarë të kësaj ministrie, edhe pse të njëjtit ishin të angazhuar në detyra të rregullta zyrtare, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 9,049 euro.
Në këtë pikë të aktakuzës, mbi Reçicën rëndojnë akuzat se në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër, duke nxjerrë dy vendime të kundërligjshme, me qëllim që të bëhet kompensimi financiar për dy zyrtarë të angazhuar në Komisione për realizimin e Projekteve kapitale në MI, Hysen Merovcin dhe Ardian Begaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktit akuzues, me vendimin e nxjerrë nga Reçica të 11 qershorit 2019, zyrtari i MI-së, Hysen Merovci ishte kompensuar në vlerë prej 800 euro, ndërsa Ardian Begaj në vlerë prej 600 euro, në mënyrë retroaktive që nga data 7 qershor 2018, me ç’rast këta dy zyrtarë përfituan kundërligjshëm shumën prej 8,838 euro, e për këtë është dëmtuar edhe buxheti i Republikës së Kosovës.
Ndërsa, aktakuza thotë se me vendimin e nxjerrë nga Reçica të 14 gushtit 2019, kundërligjshëm dy zyrtarët e MI-së, Hysen Merovci e Ardian Begaj janë kompensuar financiarisht me shtesa në pagë, duke filluar që nga themelimi i marrëdhënies së punës, pra për Merovcin që nga muaji maj i vitit 2010, kur i njëjti është punësuar dhe për Begajn që nga fillimi i vitit 2010, kur ky po ashtu është punësuar, duke dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 68,500 euro.
Me këto veprime, Reçica ngarkohet me veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritet zyrtar”, nga neni 414, par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Reçica ngarkohet edhe për shpëlarje të parave, ai akuzohet se gjatë vitit 2019, mjetet financiare të cilat i kishte përfituar nga aktiviteti kriminal, i cili ishte i ndërlidhur me veprat e sipërcituara, e me qëllim që këto para të kundërligjshme të duken si të ligjshme, ka blerë veturën “Audi F2 S7 Sportback”, të prodhuar në vitin 2019, të cilën veturë me qëllim të fshehjes së të ardhurave të krijuara me vepër penale e ka regjistruar në emër të vëllait të tij, Bekim Reçica.
Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Reçica se ka kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 308 të Kodit Penal, lidhur me nenin 56, par. 1, nënpar. 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit.
Ndërsa, të akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini po akuzohen nga PSRK-ja se Isa Berisha, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Rivlerësues në MI, Leonora Limani dhe Mirdit Emini në cilësinë e anëtarëve të atij komisioni, të themeluar nga Sekretari i përhershëm i ministrisë, më 21 nëntor 2017, për rivlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomik të paraqitura në tenderin për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare për të shpallur fitues operatorët ekonomik që ofertuan çmimin më të ulët, që ishte kriteri kryesor për shpalljen e fituesve.
Gjithnjë sipas aktakuzës, ata akuzohet se kishin shpallur fitues për Lot I (një) Operatorin Ekonomik “Graniti Inginiering” && “Armendi & EX” që kishte ofertuar çmimin 18 milionë e 468 mijë e 426 euro 58 centë e jo Operatorin Ekonomik “AL TRADE” SHPK & “SALILLARI” që kishte ofertuar me çmimin 16,24.128,28 euro, i cili ishte më i ulët për 2.444,298.38 euro, e pastaj për Lotin -II- (dy) shpallën fitues Operatorin Ekonomik “GP&Papengburg Ardiani” e jo Operatorin Ekonomik “2A group & Alko IMPEX&ex – FIX&2T”, që kishin ofertuar me çmimin 4,275,806.22 euro, i cili ishte më i ulët për 1,630,487.45 euro.
Gjithnjë sipas prokurorisë, të akuzuarit Berisha, Limani e Emini, kishin shpallur fitues për Lot IV (katër) Operatorin Ekonomik “2A GROUP” & “ALKO IMPEX” & “EX-FIX” & “2T”, që kishin ofertuar me çmimin 8,700,127.36 euro, e jo Operatorin Ekonomik ,,PEVLAKU & “BASE JOOS KRASNIQI”, që kishin ofertuar me çmimin 7,784,756.72 euro, i cili ishte më i ulët për 915,370.64 euro, pastaj për Lot VI (giashtë) shpallën fitues “KAG ASPHALT & BENI COM” e jo Operatorin Ekonomik “SALLAHU”, i cili kishte ofruar dëshmi të mjaftueshme konform kërkesave të DT dhe njoftimit për kontratë.
Po ashtu, për Lot VII (shtatë) të akuzuarit e lartcekur shpallën fitues “AL TRADE SHPK” & “SALILLARI” që kishin ofertuar me çmimin 7,247,86.87 euro, e jo Operatorin Ekonomik “KAG ASPHALT” & “BENI COM” që kishin ofertuar me çmimin 6,147,674.16 euro, i cili ishte më i ulët për 1,99,412.71 centë, pastaj për Lot VIII (tetë) shpallën fitues Operatorin Ekonomik “JOOS KRASNIQI & PEVLAKU” që kishin ofertuar me çmimin 11 milionë e 913 mijë e 157 euro e 91 centë, e jo Operatorin Ekonomik “RSM COMPANY” & “BENITA COMPANY”, që kishin ofertuar me çmimin 11,571,113.42 euro, i cili ishte më i ulët për 342,44,49 euro, ashtu që përfitimi në total i Operatorëve Ekonomik ishte 88,618,511.95 euro, nga e cila shumë buxheti i Republikës së Kosovës, u dëmtua për 6,200,313.13 euro.
Me këto veprime, të akuzuarit Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini ngarkohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Gjithnjë sipas PSRK-së, Betim Reçica akuzohet edhe se në cilësinë Ushtruesit të detyrës se Drejtorit të Prokurimit Publik në MI, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion’” nga Tirana, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke tejkaluar kompetenca e përcaktuara me ligj, në atë mënyre që më 21 nëntor 2017, ka ndryshuar raportin e Komisionit rivlerësues dhe OE “Gjoka Konstruktion’” e ka shpall të përgjegjshëm përkundër faktit se e ka ditur se ky operator nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për tu shpallur i tillë dhe e ka ditur se OE “2Agroup & Alko IMPEX &EX FIS&2T” kanë ofertuar me çmim më të lirë, me ç’rast e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 1,630,48.45 euro.
Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Betim Reçica se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A