LAJMI I FUNDIT:

Ish reprezentuesi i Kosovës, Ilir Berisha, është pensionuar nga futbolli i luajtur në moshën 32 vjeçare

Ish reprezentuesi i Kosovës, Ilir Berisha, është pensionuar nga futbolli i luajtur në moshën 32 vjeçare

Mbrojtësi i njohur, Ilir Berisha, që ka bërë karrierë në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi është pensionuar nga futbolli në moshën 32 vjeçare.

Berisha që ka tri ndeshje me në kohën kur përzgjedhës ishte Albert Bunjaku, ndërsa mbrojtësi ishte në kulmin e karrierës së tij.

Mbrojtësi që njihej për kërcimin fenomenal ka luajtur për klube si FC Prishtina, Örebro Sk, Gefle IF, FC Flamurtari (Vlorë), Vasteras SK, FC Feronikeli, FC Vitia, Ljungskile Sk dhe Karlstad Fotboll.


Berisha përmes një shkrimi në faqen e tij në ‘Facebook’ ka njoftuar për pensionimin nga futbolli i luajtur, duke konfirmuar se nga tani e tutje do a ushtrojë zejen e trajnerit.

“Përshëndetje familjarë e miq, dua t’ju njoftoj së po tërhiqem nga karriera aktive si futbollist. Një vendim aspak i lehtë duke ditur dashurinë dhe përkushtimin për futbollin plotë 17, por e kam menduar tash e një kohë te gjate dhe sot erdhi koha”.

“Dua ta falënderoj në radhë të parë familjen time që më ka mbështetur në çdo hap,  të gjithë ekipet që kam përfaqësuar Fc Prishtina, Örebro Sk, Gefle IF, Fc Flamurtari , Västerås SK, Fc Ferronikeli, Fc Vitia, Ljungskile Sk dhe se fundmi Karlstad Fotboll, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe në fund duke mos harruar të gjithë tifozët e mrekullueshme që më mbështeten hap pas hapi!”.

“Faleminderit Kombëtares Shqiptare dhe Përfaqësueses së Kosovës që më dhanë mundësinë të përfaqësojë kombin dhe shtetin tim që është ëndërr e çdo futbollisti”.

“Po tërhiqem nga futbolli aktiv por jo edhe nga fusha e blertë pasi kam filluar karrierën si trajnerë të grupmoshat u17 të Karlstad Fotboll, dhe krahas saj kam filluar licensimet për trajner UEFA A- license të cilat do përfundojnë në Tetor.  Faleminderit edhe një herë për të gjitha emocionet!”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori