Fotografohet duke ecur për dore me gruan drejt burgut ku do të vuaj dënimin, ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dënohet me pesë vjet burg

Nicolas Sarkozy deklaroi pafajësinë e tij dhe u pa duke ecur për dore me gruan e tij përpara se të hynte në burg për të filluar dënimin e tij pesëvjeçar.
70-vjeçari u fotografua me gruan e tij Carla Bruni-Sarkozy të martën në mëngjes, përpara se të udhëtonte për në burgun La Sante të Parisit.
Ai u shpall fajtor për konspiracion kriminal, mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore presidenciale të vitit 2007.
Mbështetësit brohoritën "Nicolas, Nicolas" ndërsa ai doli nga shtëpia e tij këtë mëngjes dhe hipi në makinën që do ta çonte në burg.
Bijtë dhe vajza e Sarkozy-t, Jean, Pierre, Louis dhe Giulia, dhe nipërit e tij u shfaqën në tubim, transmeton Telegrafi.
Ndërsa përgatitej të fillonte dënimin me burg, ai postoi një mesazh në mediat sociale duke përsëritur pretendimet e tij se është një "njeri i pafajshëm" dhe tha se ndjen një "pikëllim të thellë për Francën".
"Ndërsa përgatitem të kaloj muret e burgut La Santé, mendimet e mia shkojnë për popullin francez të të gjitha sferave të jetës", tha ai.
"Dua t'u them me forcën time të palëkundur se nuk është një ish-president i republikës që po mbahet në paraburgim këtë mëngjes, por një person i pafajshëm", shtoi Sarkozy.
"Ndjej keqardhje të thellë për Francën, e cila e gjen veten të poshtëruar nga shprehja e një hakmarrjeje që e ka çuar urrejtjen në një nivel të paparë. Nuk kam asnjë dyshim. E vërteta do të triumfojë. Por çmimi që duhet paguar do të ketë qenë dërrmues", theksoi ish-presidenti. /Telegrafi/



















































