LAJMI I FUNDIT:

Ish-pjesëtari i “Beretave të Kuqe” godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Ish-pjesëtari i “Beretave të Kuqe” godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Dhjetëra burra me uniforma ushtarake dhe anëtarë të shpërbërë të Njësisë për Operacione Speciale kanë arritur në parkun Pionir të Beogradit, ku kanë ngritur çadra. Ky është vendi ku protestojnë “studentët” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit që mbështesin regjimin e tij.

Mediat proqeveritare raportuan se veteranët kanë ardhur për të mbështetur “studentët që thjesht duan të mësojnë”.

Vuçiq tha se polici me rroba civile u sulmua nga studentët, pamjet tregojnë të kundërtën – ai u godit nga xhandarmeria
Lexo po ashtu Vuçiq tha se polici me rroba civile u sulmua nga studentët, pamjet tregojnë të kundërtën – ai u godit nga xhandarmeria

Siç shihet në një nga pamjet filmike, një nga burrat me uniformë hyri në debat me qytetarët nga ana tjetër e gardhit, të cilët kundërshtojnë regjimin e Vuçiwit. Ai i kërcënoi njërin prej tyre duke tundur gishtin tregues dhe i tha se “Do të të rruajmë”.


Njerëzit e pyetën më pas se çfarë kishte ndodhur me këmbën e tij dhe nëse ishte lënduar gjatë ndonjë leksioni.

View this post on Instagram

A post shared by N1 Srbija (@n1srbija_)

Ai menjëherë vrapoi drejt gardhit dhe e goditi fort një person me shkop. Nga goditja, telefonit të viktimës i ra nga dora.

Burri që u filmua duke kërcënuar dhe duke tundur shkopin ndaj të pranishmëve është identifikuar si Zivojin Zika Ivanoviq, i njohur si Zika Crnogorac, kolonel në pension i “Beretave të Kuqe” dhe pjesëmarrës në luftërat në ish-Jugosllavi.

Serbi me prejardhje nga Kosova rrah protestuesit në Beograd – gjithçka ndodh para syve të policisë që nuk reagojnë
Lexo po ashtu Serbi me prejardhje nga Kosova rrah protestuesit në Beograd – gjithçka ndodh para syve të policisë që nuk reagojnë

Sipas informacioneve të N1, mes veteranëve me uniforma ishte edhe Zeljko Benak, i cili deri në vitin 2013 ishte aktiv në rrjetin social X. Ai kishte deklaruar në vitin 2012 se ishte anëtar i SNS-së për shkak të ministrit të atëhershëm, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit, Tomislav Nikoliq.

Zika Crnogorac mori pjesë në rreshtimin e njësisë para Slobodan Millosheviqit në Kullë (Mal të Zi) në vitin 1997, një ngjarje e dokumentuar edhe në video.

I njëjti burrë u filmua edhe në shtator të vitit të kaluar me nënkryetaren e Qeverisë Krahinore, Sandra Boziq, gjatë vizitës në stendën e “Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe” në tubimin “Krajisnikët dhe miqtë” në Kovilovo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori