LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Tregtisë: Me rezerva shtetërore Kosova është më se keqi në rajon – nga Ukraina kemi importuar më së shumti grurë

Ish-ministri i Tregtisë: Me rezerva shtetërore Kosova është më se keqi në rajon – nga Ukraina kemi importuar më së shumti grurë

Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka mirëpritur konfirmimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta furnizojnë Kosovën me grurë.

Lidhur me rezervën shtetërore, ai ka thënë se është çështje e ndeshje, por që ka shtuar se Kosova nuk qëndron mirë karshi fqinjëve.


“Kosova është më së keqi me rezerva në rajon. Kur jemi tek nafta ka rezerva më tepër se një javë. Rezervat tek gjërat esenciale kanë afatshmëri tjetër, janë burim nga shtete të ndryshme”, është shprehur Krasniqi në Klan Kosova.

Ndahen 10 milionë euro për rezervat shtetërore, përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike
Lexo po ashtu Ndahen 10 milionë euro për rezervat shtetërore, përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike

“Vendi ynë nuk prodhon mjaftueshëm grurë. Ministria e Bujqësisë me politikat e gabuara nuk ka arritur ta stimulojë fermerët. Kam kërkuar ndryshimin e politikave fiskale sepse mbi 60 për qind e tokave janë djerrë. Duhet të investohet më shumë te gruri dhe misri. Qytetarët tanë duhet të jenë të lirë por asnjëherë nuk jemi të sigurt sa i përket çmimit. Krizat që ndodhin kanë ndikim vendet që janë eksploatuese”.

Krasniqi ka përmendur se Kosova në të kaluarën burim kryesor të grurit e ka pasur Ukrainën.

“Importues kemi tek Ukraina. Por jemi furnizuar edhe nga Kroacia, Hungaria, Franca…Lajmi për furnizim me grurë na gëzon dhe besoj që ShBA do të vazhdojnë të na qëndrojnë afër”, tha ai.