LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Fadil Ismajli synon postin e anëtarit të Bordit në ZRRE

Ish-ministri Fadil Ismajli synon postin e anëtarit të Bordit në ZRRE

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Fadil Ismajli, synon të bëhet anëtar i Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE).

Gazeta “Epoka e Re”, ka siguruar vendimin, ku Qeveria e Kosovës, i ka rekomanduar Kuvendit, katër emrat për anëtarë të Bordit në ZRRE, nga të cilët vetën dy do të zgjedhën.


Në dokumentin e siguruar nga gazeta emrat e kandidatëve janë për anëtarë të Bordit në ZRRE.
1. Bekim Jakupi
2. Fadil Ismasjli
3. Izet Rushiti
4. Selaman Hoti

Vlen të theksohet se në saje të mungesës së bordit në zyrën e rregullatorit të energjisë, qytetarët e Kosovës, humbën me mijëra euro duke paguar për rrymën e serbëve të veriut.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e së martës që kishte shqyrtimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nuk arriti t’i procedoj këta emra.

Kryetarja e këtij komisioni, Sala Shala-Berisha, ka thënë se heqja nga rendi i ditës i kësaj pike ka të bëjë me vonesat e Qeverisë për dërgimin e emrave të anëtarëve të Bordit të ZRRE-së në komisionin që drejton. /Telegrafi/