LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrat e Kulturës i kërkojnë Apelit të hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore

Ish-ministrat e Kulturës i kërkojnë Apelit të hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore

Dy ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraçija dhe Valton Beqiri, i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit që ta hedh poshtë vendimin e Gjykatës Themelore, e cila i ka dënuar vitin e kaluar me 10 muaj burgim me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ata, bashkë edhe me aktorin Armond Morina, i cili është dënuar me gjashtë muaj burgim, janë paraqitur të mërkurën në gjykatë ku janë shqyrtuar ankesat e tyre, por edhe ankesa e prokurorisë, shkruan sot Koha Ditore.


Në seancë ka munguar i akuzuari tjetër, Nehat Fejza, i cili ishte shpallur i pafajshëm në shkallën e parë. Këta të dy akuzohen për mashtrim në detyrë.

Haraçija dhe Beqiri u shpallën fajtorë për përgjegjësinë që kishin si ministra për ndarjen e 100.000 eurove për kompaninë e Armond Morinës, “Morina Films” që kishte premtuar realizimin e filmit të quajtur “Mysafir në sofër”, e që nuk ishte realizuar.