Në ditët kur po shënohet 15 vjetori i krismave të para që shënuan fillimin e Luftës së 2001-shit ish ushtarët e UÇK-së, respektivisht pjesëtarët e Luftës së 2001-shit shprehen krenarë që ishin pjesë të kësaj epoke historike për kombin, por njëherit edhe të dëshpëruar nga rrethanat politike që po stagnojnë në vitalizimin e idealeve të po kësaj lufte.
Rafiz Haliti i njohur me nofkën “Mësuesi”, ish komandantë, tani përfaqësues në institucionet e Maqedonisë, zv/kryetar i Kuvendit mendon se shqiptarëve në Maqedoni u ngelet edhe shumë punë për të bë.
“Shqiptarët duhet të kenë statusin e kombit shtetëformues të Maqedonisë, kjo ishte njëra ndër synimet kryesore në luftën e 2001. Gjithsesi se flamuri jonë duhet të jetë në institucionet shtetërore, duke u nisur nga Kuvendi, Qeveria e kështu me radhë. Përdorimi i gjuhës shqipe, nuk është arritur ne atë nivel që ne e kishim për synim më 2001, që gjuha shqipe të përdoret në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Dhe, kuptohet për një barazi të plotë të shqiptarëve, gjithë qytetarët e Maqedonisë Marrëveshjen e Ohrit ta kuptonin dhe pranonin si një shans për ardhmërinë e Maqedonisë- për barazinë e gjithë qytetarëve. Kështu MO nuk u perceptua nga elitat politike në RM. Sot kemi institucione pa prezencën e shqiptarëve, kemi edhe institucione që ende nuk e kanë arritur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, tha për Portalb Haliti.
Në pyetjen se çfarë duhet bërë që mos të ikin edhe 15 vite tjera e ne prapë të stagnojmë, Haliti me përgjigje:
“Kampi politik shqiptar duhej prej 2001 duhej të flet me një zë kur është në pyetje pozita e shqiptarëve në Maqedoni. Them këtë sepse, aty ku janë interesat kombëtare, pavarësisht interesave partiake, qasja jonë si shqiptarë duhet të jetë e njëjtë dhe të flitet me një zë. Në këtë drejtim çdo herë nuk kemi qenë të njëzëshëm ka pasur raste që në si pjesëtar të luftës nga liderë politik kemi qenë të sulmuar, duke na thënë se nuk ka pasur nevojë për një luftë të 2001-shit”, përfundoi Haliti.
Nga ana tjetër, Besim Hoda, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në deklaratën e tij shprehet se si pjesëtarë i UÇK-së, ai dhe të tjerët ndjehen krenarë sa herë që përkujtojmë këta data të shënuara në historinë tonë më të re.
“Ndjehemi të privilegjuar që patëm mundësinë që të jemi pjesë e kësaj historie, histori kjo e shkruar edhe me gjakun, gjymtyrët dhe djersën e qindra e mijëra vajzave dhe djemve më të devotshëm të kombit si dhe mbështetjen materiale dhe morale nga shqiptarët kudo që janë!”, shprehet për Hoda.
Mirëpo, sipas tij, duke parë se si kjo vlerë gjithëkombëtare po venitet e shitet vit pas viti nga disa individ apo grupacione politike, që edhe guxojnë të thirren edhe në emër të UÇK -së, vetëm për të rehabilituar vetveten dhe për të siguruar beneficione materiale për ta dhe familjet e tyre.
“Sigurisht që ndjehemi thellësisht të indinjuar dhe të revoltuar. Sepse, qëllimi i sakrificës dhe kushtrimit të vitit 2001 ishte kryekëput për të siguruar një të ardhme më të mirë, më të begatë e më të sigurt për popullin shqiptarë në këta troje dhe për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur nga përfaqësuesit politik të “demokracisë” dhjetëvjeçare të këtij kuazi shteti të brishtë”, deklaroi për Hoda.
“Fatkeqësisht garnitura politike e dalë nga lufta nënçmoi djersën dhe gjakun e kësaj sakrifice, por mbi së gjithash denigruan vetveten e tyre, sepse shqiptarët gjithmonë kanë ditur të ua tregojnë rrugën atyre që shkelin mbi vlerat e kombit të vet!”, përfundoi Hoda.
Edhe ditëve në vijim vazhdon shënimi i datave historike. Ish Brigada 115 nesër për ta shënuar 15 vjetorin e krismave të para në Graçan të Shkupit do të vizitojë Prekazin, ku do të priten nga kryefamiljari i Familjes Jashari, Rifat Jashari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës