LAJMI I FUNDIT:

Ish-kancelari gjerman shpreson për armëpushim në Ukrainë

Ish-kancelari gjerman shpreson për armëpushim në Ukrainë

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, ka deklaruar se Rusia dëshiron të gjej një zgjidhje përmes negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Schroeder, mik i afërt i presidentit rus Vladimir Putin, theksoi se marrëveshja e muajit të kaluar për drithërat, mund të ofrojë gjasa për një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

“Lajm i mirë është se Kremlini dëshiron të gjej një zgjidhje përmes negociatave”, tha Schroeder gjatë një interviste dhënë për RTL/ntv – duke pranuar se javën e kaluar është takuar me Putinin në Moskë.


Poroshenko zbulon fjalët që ia tha rivalit presidencial Zelensky kur filloi lufta - zbulon 'katër gjërat përmes të cilave mund të mposhtet Rusia'
Lexo po ashtu Poroshenko zbulon fjalët që ia tha rivalit presidencial Zelensky kur filloi lufta - zbulon 'katër gjërat përmes të cilave mund të mposhtet Rusia'

“Suksesi i parë është marrëveshja për grurin, ndoshta mund të lëvizin gjërat ngadalë, por mund të ndodhë armëpushimi”, shtoi ish-kancelari gjerman.

Megjithatë, Schroeder pranoi se zgjidhja për probleme kritike siç është aneksimi i Krimesë do të kërkojë kohë – “ndoshta jo për 99 vite, sikurse Hong Kongu, por në gjeneratën e ardhshme”.

Ish-lideri gjerman ka kritikuar luftën në Ukrainë, por ka refuzuar të dënojë veprimet e Putinit – që akoma e konsideron mik të ngushtë.

Ai është kritikuar ashpër në Gjermani për qëndrimet e tij, dhe vazhdimisht i është bërë thirrje që të distancohet nga Rusia dhe Putini. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori