LAJMI I FUNDIT:

Ish i burgosuri rrëfen para gjykatës për torturat që Dragisha Milenkoviq u kishte bërë gjatë 98-99

Ish i burgosuri rrëfen para gjykatës për torturat që Dragisha Milenkoviq u kishte bërë gjatë 98-99

‘Veprime shtazore’ i ka cilësuar torturat e maltretimet që kishte përjetuar gjatë 1998 e 99, nga policët e gardianët serb, ish i burgosurit Agron Ramadani.

Ai ishte dëshmitari i parë që u dëgjua në procesin gjyqësor ndaj Dragisha Milenkoviq, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ramadani, i cili u arrestua atë kohë e më pas u dënua me 3 vjet burgim për terrorizëm, thotë se kjo u bë për shkak të dyshimeve se ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa tregoi se nga keqtrajtimet e gardianëve e policëve serb edhe me tutje vuan pasojat.


“Ato kanë qenë në formë shtazarake, për 30 minuta nuk e ke ditë çka po ndodhë me ty, për çfarë arsye nuk e di. Me shkelma, shkopa gome, për 30 minuta. Si m’ka ra t’fiktë, m’kanë kthjellë e tani kanë fillu prapë”, ka thënë ai, përcjell Tv Dukagjini.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, dëshmitari i cili edhe është palë e dëmtuar në këtë proces tregoi se të akuzuarin e kishte njohur dhe kishte arritur ta identifikonte. Ai përmendi se gjatë kohës sa ka qenë në burg kishin dëgjuar se njëri nga të burgosurit kishte vdekur nga torturat, porse nuk kishin arritur të mësonin kush kishte qenë.

“Në Prishtinë, para qelisë numër 1 ka filluar maltretimi për 30 minuta nga Dragisha Milenkoviq, Bradiqi dhe Zoran Koliq”, ka deklaruar Ramadani.

Dëshmitari shpjegoi kronologjikisht për transferet nëpër burgje në Kosovë e Serbi, derisa tha se ishte marr në pyetje nga organet shtetërore serbe në lidhje me punën e tij që bënte me Adem Demaçin e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Jam arrestuar në 19 qershor 1998 në burgun e Lipjanit..16 janar 1999 jena transferu në Mitrovicës..aty kemi qëndru deri 24 mars 1999 jemi tranaferu në burgun e Nishit dhe aty këmi qëndruar deri me 26 mars 1999. Me 26 mars jemi transferuar në burgun e Bubrabës aty kemi qëndruar deri me 24 maj 1999 me 24 maj na kanë transferuar në burgun e Lipjanit kur kemi qëndru dëri 10 qershor 1999 prej aty në burgun e Nishit ku kemi qëndrur e kam përfunduar dënimin me 9 dhjetor 2000″, ka thënë ai.

Në këtë seancë ishte planifikuar që të dëshmonte edhe një ish i burgosur tjetër shqiptar, por me kërkesë të prokurorit është shtyre për një datë tjetër.

Dragisha Milenkoviq akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori