LAJMI I FUNDIT:

Ish-guvernatori i BQK-së sqaron pushimin e aktivitetit të “Komercijalna Banka” në Kosovë

Ish-guvernatori i BQK-së sqaron pushimin e aktivitetit të “Komercijalna Banka” në Kosovë
Foto: Arkiv

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka reaguar lidhur me pushimin e aktiviteteve të “Komercijalna Banka” në Kosovë.

Në një shkrim në Facebook, Mehmeti, ka thënë se “Komercijalna Banka”, në 2022 kishte paralajmëruar mbylljen e degëve në Kosovë


“NLB Banka Beograd” dhe “Komercijalna banka Beograd janë bërë bashkë më 22 maj 2022. Rreth degëve “Komercijalna Banka”, që kanë qenë në Kosovë, sa isha guvernator i BQK-së, e kam përcjellë procesin nga afër së bashku me investitorët sllovenë, partnerët dhe miqtë”, thotë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë
Lexo po ashtu Departamenti amerikan i Shtetit kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë

Sipas tij, investitori “NLB Group”, kishte paralajmëruar se do të mbyllte  filialet e kësaj banke në Kosovë, për shkak se i njëjti ka në pronësi bankën “NLB Prishtina”.

“Unë në takimet që i kam pasur në përfaqësues të NLB Group kam shprehur gatishmërinë të japim kontributin tonë”, shprehet tutje Mehmeti.

Ai ka sqaruar se në takimet që ka pasur me sllovenët, BQK u ka sugjeruar që të blejnë në tërësi aksionet. Ata janë pajtuar që likuidimi i “Komercijalna Bankës” të bëhet në mënyrë vullnetare gjë që ndodhi këto ditë.

Ndërkaq, që nga paslufta më 1999, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar kryesisht dinarin për pagesa.

Ata, po ashtu kanë mundur të tërheqin dinarë nga bankomatet e bankave me bazë në Serbi.

Hovenier me rezerva për rregulloren e re të BQK-së që ndalon dinarin: Mund të nxiten tensione të reja në veri
Lexo po ashtu Hovenier me rezerva për rregulloren e re të BQK-së që ndalon dinarin: Mund të nxiten tensione të reja në veri

Dinarët kanë hyrë në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ato para, pastaj, i ka transportuar kompania për transport të parave “Henderson”.

Kjo situatë është zhvilluar kështu pavarësisht faktit se Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë.

Banka Qendrore e Kosovës e ka justifikuar rregulloren e saj duke thënë se ka “obligim ligjor” për ta rregulluar sistemin financiar, veçanërisht një çështje si monedha, e cila “ka mbetur e parregulluar për një kohë shumë të gjatë”./Telegrafi/