LAJMI I FUNDIT:

Ish-diplomati amerikan, Byrnes: Jakup Krasniqi jetonte sipas parimeve të besës, ne kishim besim tek ai

Ish-diplomati amerikan, Byrnes: Jakup Krasniqi jetonte sipas parimeve të besës, ne kishim besim tek ai

Gjatë dëshmisë së tij dëshmitari Shaun Byrnes tha se Jakup Krasniqi ishte njëri që jetonte sipas parimit të besës dhe se tek ai kishte besim.

Dëshmitari pohoi se gjatë takimeve që kishte pasur me Jakup Krasniqin, ai ishte i arsyeshëm dhe kishte marrëdhënie të mira me të.


“Gjatë asaj kohë unë isha i mendimit që ne kishim krijuar një besim të ndërsjellët me njëri-tjetrin dhe në të gjitha ato takime që ne kemi pasur, në një sërë krizash që ndodhën ai punoi fortë vërtetë fortë që të bashkëpunonte me ne. Punoi fortë që të zgjidhshin ato kriza. Pjesërisht, ashtu siç e kam thënë edhe këtu, motivimi i tij ka qenë qartazi si një person i lidershipit të UÇK-së që SHBA-ja të ishte në anën e tyre”, tha dëshmitari.

Ai tha se Krasniqi ishte nga ata persona që nëse ta jepte fjalën se do të ndodhte diçka atëherë ai do bëhej më të vërtetë.

“Megjithatë, unë kisha një ndjesi që ai ishte shumë i njerëzishëm, ishte serioz, ishte vërtetë shumë i inatosur për gjithçka që serbet iu kishin bërë shqiptarëve e popullit të vetë por në fakt ai ishte një njëri që e donte paqen dhe donte që kjo gjë të përfundonte. Gjithashtu, meqë ra fjala, nuk e di nëse e dini ju fjalën ‘besë’ a e dini se çfarë do të thotë? Ishte e qartë që ai ishte një individ i cili jetonte sipas parimeve të besës dhe këtu e kam fjalën për faktin se ai ishte nga ata persona që po ta jepte fjalën që diçka do të ndodhte, do të kryhej atëherë ne mund të largoheshim me besimin më të plotë të mundshëm se ashtu do të ndodhte me të vërtetë”, u shpreh ai.

Dëshmitari tha se ka pasur momente që kanë pasur edhe mosmarrëveshje me Krasniqin.

“Pra, kishte një shkallë shumë të madhe besimi ndërmjet nesh. Megjithatë, edhe ne kemi pasur momentet tona me njëri-tjetrin. Kemi pasur mosmarrëveshje për shembull; mbaj mend një rast kur ai ishte aq i inatosur me mua saqë doli nga dhoma me furi dhe nuk mund ta mbajë mend tani se për çfarë mund të bëhej fjalë sepse ka kaluar kohë që atëherë. E mbajë mend që doli me një shpejtësi të madhe nga dhoma, me gjithë inat po pastaj u kthye dhe ne punuam, e rregulluam çfarëdo problemi që ka qenë ai. Jam i sigurt që ne e zgjidhem”, theksoi Byrnes, njofton betimiperdrejtesi.

Ai tregoi edhe për angazhimin që kishte Krasniqi gjatë incidentit ë Likoc më 13 janar 1999.

“Një shembull tjetër i dëshirës së tij që u manifestua për të gjetur zgjidhje ka qenë incidenti i 13 janarit në Likoc… lidhur me shkëmbimin e robërve të luftës. Ishin 8 ushtarë të ushtrisë Jugosllave të cilët kishin arritur në një vend ku ishte UÇK-ja dhe ishin 9 ushtarë të UÇK-së që ishin kapur nga forcat serbe kur po përpiqeshin që të hynin në Kosovë. Ky takim ishte një takim me plotë debate”, tha ai.

Ish-diplomati amerikan thotë se administrata e Klintonit ishte e shqetësuar se do të përballeshin me një Bosnjë të dytë në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori