Kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i spektaklit të famshëm, Big Brother VIP Albania 2.

Përkundër kësaj, duket se disa nga ish-konkurrentët e këtij formati po vazhdojnë te kenë akoma raporte të mira me njëri-tjetrin.


Së fundmi Nita Latifi ka pritur në Prishtinë Keisi Medinin dhe Antoneta Kocin, me të cilat po ashtu ka kaluar një kohë të mirë brenda shtëpisë.

Screenshot 11 13 Foto: Screenshot/Instagram

“Kur yjet bëhen bashkë”, ka qenë përshkrimi që Medini ia ka vënë postimit të shpërndarë në InstaStory.

E njëjta këtë periudhë ka qenë mjaft shpesh në Kosovë pasi u përfol për një lidhje dashurie me DJ Geek.

Screenshot 12 9 Foto: Screenshot/Instagram

Ata janë parë bashkë, por nuk është se kanë mohuar apo pohuar një gjë të tillë.

Theksojmë që Big Brother i këtij viti bëri zhurmë jashtëzakonisht të madhe dhe nga ky edicion fitues doli Luiz Ejlli. /Telegrafi/