Grupi i njohur i viteve të nëntëdhjeta kishte njoftuar për një rikthim para tre vitesh, mirëpo ribashkimi i tyre kishte marrë fund pas një koncerti të vetëm.

Ndërsa tani, Mortimer ka vendosur që të fillojë një solo-turne.

“Është një punë e madhe për mua, sepse kam kënduar vetëm njëherë brenda dhjetë viteve të fundit. Kam kënduar në studio, mirëpo jam i emocionuar dhe njëkohësisht i ngazëllyer që do të dal sërish para publikut”, ka thënë Mortimer.