LAJMI I FUNDIT:

Ish-aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels: Për shkak të skandalit me Trumpin pata një abort, më shkatërroi fizikisht

Ish-aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels: Për shkak të skandalit me Trumpin pata një abort, më shkatërroi fizikisht

Ish-aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka deklaruar se pasojat e skandalit të lidhur me Donald Trumpin e kanë “dëmtuar fizikisht”.

Në podcastin e DailyMail, “Everything I Know About Me (Gjithçka që di për mua)”, ajo tha se ka vuajtur “emocionalisht dhe fizikisht” pasi në vitin 2018 filloi të shkruhej se ajo kishte pasur një aferë me ish-presidentin amerikan.

U zbulua gjithashtu se Trump kishte tentuar t’i blinte heshtjen pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Stormy tha se atëherë përballej me kërcënime.


Ngacmimi, sipas saj, u bë “diçka e frikshme” pasi Trump atë vit u akuzua për ryshfet ndaj Daniels. “Kur akuzat dolën në publik, jo vetëm që pata abort spontan, por gjithashtu humba menstruacionet”, pranoi Stormy, 45 vjeçe.

Ajo shtoi se skandali kishte kaluar, por akuzat nga viti 2023 e bënë situatën përsëri kaotike. Ajo shprehu frikë për sigurinë e saj dhe të familjes së saj.

“Këtë herë ndoshta kishte më pak kërcënime, por ishin më të errëta, më reale. Më dërgonin adresën time ose një foto të shtëpisë sime duke më thënë se do të më përdhunonin dhe do të më vrisnin. Synonin të lidhnin vajzën time dhe ta detyronin të shikonte teksa më përdhunonin”, zbuloi ajo.

Le të kujtojmë, ish-aktorja e filmave për të rritur kishte thënë se kishte një lidhje seksuale me ish-presidentin dhe se kishte marrë 130,000 dollarë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në këmbim të heshtjes për takimin e saj me Trumpin, i cili mohon se kjo ndodhi. Trump tha në vitin 2018 se nuk dinte asgjë për pagesën ndaj Daniels, por ajo përshkroi gjithçka në detaje në librin e saj atë vit.

Avokati thuhet se fillimisht e kishte paguar Daniels me paratë e tij, ndërsa Trump ia kishte kthyer më pas. Kishte spekulime se paratë që Trump dha ishin nga fushata presidenciale, por ai e mohoi këtë. Dënimi për ish-presidentin ishte parashikuar për 11 korrik, por u shty për 18 shtator. Më parë ai kishte thënë se do të pranonte arrest shtëpiak ose burg, por se publiku do ta kishte të vështirë ta pranonte këtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Magazina
Kalo në kategori