Ish aktivisti i Vetëvendojes, Ylber Islami ka paditur Komunën e Prishtinës dhe Vetëvendosjen, duke i ka akuzuar se i është bërë e padrejtë në konkursin për drejtor të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Lënda është dërguar në Gjykatën themelore të Prishtinës, ndërsa ai pohon se Komuna e Prishtinës me qëllim dy herë e ka manipuluar konkursin, vetëm e vetëm që të mos zgjidhet ai drejtor.
Islami po ashtu shtoi se kishte marr premtime nga ana e kryetarit dhe nënkryetarit, por në pamundësi për të marr përgjigje për shqetësimet e tij. Ai po ashtu thotë se drejtoresha e Arsimit nuk e pa të arsyeshme asnjëherë të përgjigjej, megjithëse e kishte përgjegjësi ligjore, profesionale, shkruan Infopress.
Lexojeni më poshtë të plotë deklaratën Ylber Islamit:
“Departizimi i arsimit, zgjerimi i bazës për përzgjedhjen e drejtorëve, praktikat e reja në rekrutimin e punonjësve të arsimit, i paralajmëruar me bujë në zgjedhjet lokale 2013 nga Vetëvendosje dalin të jenë një mashtrim i gërditshëm, frazeologji bajate… Fatkeqësisht, Vetëvendosje në Prishtinë ka dëshmuar praktikat e vjetra në manipulimin e konkursit , partizimin e këtij procesi fund e krye. Unë kam ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Vetëvendosjes dhe Komunës së Prishtinës sepse më kanë dëmtuar dy herë në konkursin e shpallur për pozitën zyrtar i lartë i arsimit të mesëm të lartë. Dy herë procesi i përzgjedhjes ka shkuar deri në fazën e fundit, por pastaj e ka manipuluar kriminalisht Vetëvendosje në zyrën e selisë së saj në Prishtinë nga zëdhënësi i saj.
Kur kishim arritur në fazën që të shpalleshin rezultatet e konkursit, filluan problemet. Unë kërkoja sqarime nga kryetari i komunës, nënkryetari, drejtoresha e Arsimit rreth zvarritjes së shpalljes së rezultateve. Me gjithë premtimet e kryetarit dhe nënkryetarit, nuk mora përgjigje për shqetësimet e mia. Drejtoresha e Arsimit nuk e pa të arsyeshme asnjëherë të përgjigjej, megjithëse e kishte përgjegjësi ligjore, profesionale. Këto përfundimisht i rriten dyshimet e mia për manipulimin e konkursit nga Vetëvendosje. Pikërisht në këtë situatë, zëdhënësi i Vetëvendosjes më ftoi në selinë e partisë për të bërë Pazar partiak me vendin e punës të fituar nga unë. Një herë më tha se nuk është mirë se unë kam qenë kandidat për kryetar të komunës, pastaj më propozoi që unë të shkoj drejtor në ndonjë shkollë sepse atë vend e kishin një njeri të tyrin: herën tjetër se unë isha i dyti në listë, ndërsa dikush tjetër ishte i pari. Teknologji mjerane e mashtrimit. Idiotizëm i pashembullt. Por kishin harruar se kishin dikë me të cilin nuk mund të luanin.
Argumenti se unë kam qenë kandidat për zgjedhje dhe kjo do të reflektonte keq në opinion rrëzohet sepse pikërisht në konkursin e dyte e zgjedhin pikërisht një kandidat për kryetar të Klinës nga Vetëvendosje !!! Argumenti se do ta punësojmë një njeri tonin, do të thoshte se unë nuk konsiderohesha I tyri !!! Propozimin që unë të shkoja drejtor e kundërshtova menjëherë dhe i thashë se partia nuk mund të ma caktojë vendin e punës dhe se këtë do ta ndjek me rrugë ligjore.
Dhe argument I fundit i zëdhënësit se unë isha i dyti e jo i pari ishte vetvetiu amatores . Po atëherë ju paskëshit bërë shkelje ligjore të pafalshme që nuk e keni shpallur fituesin. Pse nuk lejoni të shihet dokumentacioni i konkursit. Pse drejtoresha nuk guxon të ma thotë asnjë fjalë për procesin e konkursit. Madje as kryetari, nënkryetari…!!!
Meqenëse ishte plotësisht i manipuluar konkursi, komuna e anulon atë. Paradoksi është se prapë përsëritet konkursi dhe prapë ndodh ekzaktësisht mashtrimi i njëjtë. Shkoj deri në fazën finale dhe prapë nuk japin shpjegime për mënyrën e përzgjedhjes. Sepse ndodh ajo që zëdhënësi ma kishte thënë qysh në fillim: e zgjedhin njeriun ‘’e tyre’’ nga Klina. Të rekomanduarin e komandantit fuqiplotë nga Klina.
Unë vërtetë nuk isha ‘’I tyre’’ sepse nuk kisha komandant në parti. Unë kisha llogaritur përjashtimisht në fuqinë time…!!! Nëse do të ketë drejtësi në këtë vend, besoj se gjykata shumë shpejt do të rivendos drejtësinë e munguar”.
Infopress ka tentuar të kontaktojë edhe me Gjykaten Themelore, pritja për përgjigjëjen ka zgjatur disa ditë, dhe prapë nuk kemi marrë përgjigje për këtë çështje duke thënë se duhen informata më të hollësishme për rastin në fjalë.
Ndërsa Infopress ka kontaktuar edhe me zyrëtarin për Marrëdhënie me Media në Komunen e Prishtinës Erzen Vraniqin, ku ai mohon të jenë në dijeni që Ylber Islami i është bërë e padrejtë.
“Ai ka konkuruar në të kaluarën për zyrtar të arsimit brenda Drejtorisë në Komunën e Prishtinës. Në dijeni tonën çdo gjë ka shkuar në rregull dhe askush nuk e ka ofenduar z.Islami”, është shprehur ai.
Vraniqi po ashtu thotë se në komunë nuk ka ardhur ndonjë shkresë nga gjykata apo padi evetuale ngritur ndaj tyre.
“Po ashtu ne nuk kemi marrë kurrfarë shkresa nga gjykata lidhur me ndonjë padi eventuale ndaj nesh. Andaj edhe nuk mund të komentojmë për këto pretendime që ju i potenconi”, tha Vraniqi për Infopress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë