LAJMI I FUNDIT:

Ish-agjenti i MI6: FBI injoroi dosjen ruse për Donald Trump

Ish-agjenti i MI6: FBI injoroi dosjen ruse për Donald Trump

Ish-agjenti i shërbimeve sekrete britanike, Christopher Steele, ka qenë shumë i shqetësuar për mosinteresimin e FBI-së amerikane, të cilës i ranë në dorë të dhëna për dosjen e supozuar ruse për Donald Trump.

Siç shkruan gazeta The Independent e Londrës, për muaj të tërë Byroja Federale amerikane nuk e preku atë. Steele vendosi t’ia kalonte zbulimet e tij zyrtarëve amerikanë dhe atyre britanikë të shërbimeve sekrete, pasi arriti në përfundimin se informacionet që kishte siguruar nuk duhet të ishin vetëm në duart e kundërshtarëve politikë të Trump, që kishin kërkuar shërbimet e tij, transmeton Top Channel.

Zhduket agjenti i "dosjes përvëluese" për Donald Trump - BBC flet për një dosje të dytë
Lexo po ashtu Zhduket agjenti i "dosjes përvëluese" për Donald Trump - BBC flet për një dosje të dytë

Kjo, pasi në lojë ishte edhe një çështje që prekte sigurinë kombëtare të të dyja vendeve, thuhet në shkrimin ekskluziv të The Independent.


Burime pranë strukturave të sigurisë theksojnë për gazetën se ish-agjenti britanik filloi të frustrohej gjithnjë e më shumë me heshtjen dhe neglizhencën e FBI-së, saqë arriti në përfundimin se kishte të bënte me një mbulim dhe intrigë të fshehtë për të bllokuar hetimin ndaj Trump, duke u fokusuar më shumë në hetimin e ’email-eve’ të rivales Hillary Clinton.

Agjenti britanik, vijon gazeta, kishte dërguar një njoftim ku i bënte të ditur FBI-së se, stafi i fushatës elektorale të Trump kishte rënë dakord me një kërkesë ruse për të zbutur vëmendjen ndaj ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë. Dhe katër ditë më vonë, Trump deklaroi se do të njihte aneksimin e Krimesë nga Moska.

Ndërkohë, ish-agjenti britanik aktualisht ndodhet në arrati, pasi përndiqet nga disa deputetë konservatorë britanikë, të cilët, siç thotë ai, po punojnë për të minuar shanset e kryeministres britanike për të mundësuar marrëdhënie të frytshme me administratën e Trump, ndërkohë që disa të tjerë e akuzojnë se është pjesë e një konspiracioni ‘anti-Brexit’.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori