LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa përkujton Fadil Feratin: Prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës

Isa Mustafa përkujton Fadil Feratin: Prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 11 vjetorin e vdekjes, përkujton sot kryetarin shumëvjeçar të Istogut, nënkryetarin e LDK-së, veprimtarin e shquar të Kosovës, Fadil Feratin.

“Fadil Ferati, prijësi shumëvjeçar i Istogut dhe proceseve të Kosovës, para 11 vitesh u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht. Ai ishte intelektual, miku më i mirë i qytetarëve të Istogut, veprimtar i LDK-së dhe Kosovës, lider popullor që në të gjitha garat ai doli fitues sepse ai atëherë kishte lidhur paktin me qytetarët e Istogut; do të ishte i afërt me problemet e tyre të përditshme dhe do të ishte gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare, prandaj fitorja dhe popullariteti i tij nuk ishte i rastësishëm”, është shprehur Mustafa, thuhet nëpërmjet një komunikate për media nga LDK.

Mustafa është shprehur edhe se vdekja e tij ishte një zbrastirë e pazëvendësueshme.


“Ndarja nga jeta e tij ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë Kosovës, ndërsa LDK-ja humbi politikanin jo të zakonshëm dhe njërin nga kolosët e saj. Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!”,  ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori