Të martën, ylli rus Irina Shayk falënderoi publikisht Beyonce për përfshirjen e saj në fushatën e gjashtë të Ivy Park x Adidas të quajtur 'Ivytopia' - e cila do të publikohet më 21 korrik në adidas.com dhe 22 korrik në dyqane të zgjedhura.

Modelja 36-vjeçare - e cila mburret me 18.8 milion ndjekës në Instagram - shkroi: “Faleminderit B që më bëtë pjesë e saj!”.


Irina shfaqi figurën e saj fenomenale prej 177 centimetrash me një trupore në ngjyrë të kaltër, të prerë lart, poshtë një xhakete lulesh me kapuç.

60198291 11007909 image a 43 1657670024123

Koleksioni 'përfshirës dhe neutral ndaj gjinisë', Ivytopia, vjen në përmasa që përfshijnë XXXS-XXXXL dhe çmimi varion midis 30 dhe 200 euro.

Koleksioni i frymëzuar nga COVID-19 u ngacmua për herë të parë muajin e kaluar në paraqitjen e divës në Vogue britanike. /Telegrafi/

60198309 11007909 Coming soon The inclusive and gender neutral Ivytopia collection a 7 1657678818823

60198313 11007909 image a 44 1657670028449

60198311 11007909 Werrrk Irina flaunted her phenomenal 5ft10in figure in a teal hi a 6 1657678818746