Irani shton dënimet me amputime

Radio Farda ka cituar prokurorin Mojtaba Maleki të ketë thënë se amputimet do të kryhen në publik, në mënyrë që “shkelësit tjerë të ligjit të marrin leksione”.
Laureatja e Nobelit të Paqes, Shirin Ebadi, vlerësoi se autoritetet nuk po i shërbejnë drejtësisë duke kryer dënime të tilla. Ajo tha se dënimet si rrahja me kamxhik, amputimet e gjymtyrëve, gjuajtja me gurë për vdekje, që janë përfshirë në sistemin legal të Iranit pas revolucionit të vitit 1979, janë rritur që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të qershorit të 2009-ës.
Në tetor një personit të akuzuar për vjedhje i është prerë dora në një burg në Jazd. Po në tetor, një 21 vjeçar është dënuar me amputim dore për shkak se ka vjedhur çokollatë dhe kakao nga një ëmbëltore në Teheran. /Telegrafi/



















































