LAJMI I FUNDIT:

​Irani “dënon” vendimin e Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike

​Irani “dënon” vendimin e Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike

Teherani zyrtar “dënoi” sot vendimin e Shqipërisë për t’i dhënë fund marrëdhënieve diplomatike me Iranin, duke hedhur poshtë arsyet e Tiranës për këtë lëvizje si “pretendime të pabaza”, njoftoi Ministria e Jashtme iraniane.

Qeveria shqiptare vendosi më herët sot të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi të gjithë diplomatët dhe personelin e ambasadës iraniane të largoheshin nga vendi, për shkak të një sulmi të madh kibernetik në korrik, për të cilin Tirana fajësoi Teheranin.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë thuhet se “Ambasada e Republikës Islamike të Iranit ka 24 orë kohë për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë”.


“Shqipëria po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe ka urdhëruar diplomatët dhe stafin e ambasadës iraniane të largohen nga vendi brenda 24 orëve, pas një hetimi për një sulm kibernetik në korrik”, tha kryeministri Edi Rama.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe kanë dënuar sot Iranin për sulm kibernetik ndaj Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori