LAJMI I FUNDIT:

IQ-to-Link ofron 223 vende pune për kosovaret që flasin gjuhën gjermane

IQ-to-Link ofron 223 vende pune për kosovaret që flasin gjuhën gjermane

Kompania gjermane IQ-to-Link GmbH, e kontraktuar nga DHL-ja që të ofrojë shërbime mbështetjeje për klientët e DHL-së, vjen në Kosovë për të hapur Call Centre, me kapacitet prej 400 vendeve të punës.

Dega e kompanisë në Kosovë, ka për të mbështetur të gjithë klientët e DHL-së, duke pranuar thirrje INBOUND.

Aktualisht, kompania është duke aftësuar objektin prej 800 m2 në qendër të Prishtinës, i cili përveç vendeve të punës do të përmbajë edhe kantinën e ushqimit e të pijeve, pastaj hapësira relaksuese për punëtoret (chill zone) dhe për aktivitete të ndryshme rekreative.

Politika e kësaj kompanie është që përmes motivimit të stafit dhe benefiteve tjera të parapara, të krijohet një atraktivitet gjatë punës dhe në shkëmbim të kësaj, të ofrohen shërbime sa më të mira për klientët.

Përveç aftësimit të objektit, kompania është në fazën e rekrutimit të punëtorëve, ku gjatë këtij viti planifikohet të punësohen:

150 Agjentë të thirrjeve për DHL

50 Agjentë të thirrjeve për Sektorin Industrial në Gjermani

20 Agjentë të thirrjeve për Sektorin e Bankar

3 Udhëheqës të ekipeve

1 Specialist të Burimeve Njerëzore

1 Menaxher të operacioneve

1 Menaxher të Trajnimeve dhe Kontrollim të Kualitetit

Në vitet e ardhshme, planifikohet rritja e numrit të punëtorëve, deri në 400 vetë.

Nuk kërkohet ndonjë kualifikim specifik për aplikim dhe mënyra e aplikimit është shumë e lehtë.

Vizitoni faqen www.iq-l.de/landingpage/, zgjidhni vendin e punës për të cilin doni të aplikoni, mbushni formën dhe ngarkoni CV-në në fund të faqes.

Pas intervistës, ju do të kaloni në fazën e trajnimit dhe parapërgatitjes për punë. Paga minimale për një agjent do të jetë 550 Euro, plus bonuset e parapara sipas performancës.

IQ-to-Link është e gatshme që t’ju angazhojë dhe t’ju aftësojë në mënyrë që këto lloj shërbime nga Kosova të jenë sa më kualitative.

Suksese!
vend pune1