LAJMI I FUNDIT:

IPKO Uni Tournament 3 – Edicioni Veror

IPKO Uni Tournament 3 – Edicioni Veror

Uni Tournament është një garë prestigjioze e-sporteve në pronësi të IPKO-së, e hapur për studentët nga të gjitha universitetet. Gjatë gati një muaji, pjesëmarrësit do të garojnë për të fituar titullin kampion në lojërat e tyre të preferuara.

Për shkak të interesit të madh, ky edicion do të organizohet dy herë në vit, duke mundësuar pjesëmarrjen edhe për studentët nga Shqipëria.

Shuma totale e çmimeve prej 12,000 Euro do të ndahet ndërmjet fituesve të edicionit veror, të cilët do të marrin 5,500 Euro dhe fituesve të edicionit dimëror, të cilët do të marrin 6,500 Euro.

Në edicionin e parë, apo Edicionin Veror, studentët do të luajnë 3 lojëra të ndryshme: Valorant, CS2 dhe EAFC.

Si gjithmonë, përballjet taktike, momentet emocionuese dhe spektakli nuk do të mungojnë!

Të gjitha ndeshjet e turneut do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin IPKOUNITournament në TWITCH. Të gjitha momentet emocionuese dhe njoftimet e rëndësishme do të publikohen në faqen e IPKO Games në TikTok, Instagram dhe Facebook.

Ky edicion, prezanton një format të ri për pjesëmarrjen e studentëve dhe organizimin e ndeshjeve. Studentët nga Shqipëria tani mund t’i bashkohen garës së Uni Tournament, duke e bërë garën më gjithëpërfshirëse dhe emocionuese. Studentët tani mund të formojnë ekipe me kolegë nga kolegje të ndryshme, duke rritur diversitetin e ekipit.

Për më tepër, studentët kanë mundësinë të garojnë në të tre ndeshjet e edicionit veror duke formuar ekipe për secilën. Formati i ndeshjeve në këtë edicion do të jetë me eliminim direkt për të gjitha lojërat, duke eliminuar fazën e grupeve ku ndeshjet fitoheshin më parë me pikë.

Duke krijuar një turne si Uni Tournament, dhe duke sponsorizuar ngjarje të tilla, IPKO luan një rol vendimtar në avancimin e industrisë së esports në Kosovë. Ne u ofrojmë entuziastëve të lojërave elektronike mundësinë për të shfaqur talentin e tyre dhe për t’u zhvilluar në fushën e gjerë të esports.

Vitin e kaluar, IPKO Uni Tournament kishte një sukses të madh me rezultate mbresëlënëse. Me 186 lojtarë nga 7 universitete të ndryshme, Uni Tournament grumbulloi gjithsej 37 orë transmetim të drejtpërdrejtë në TWITCH. Për më tepër, ky turne arriti gjithsej 3.5 milionë përshtypje në mediat sociale, duke treguar një rritje të ndjeshme të interesit nga studentët dhe entuziastët e lojërave.

Me interes në rritje, IPKO do të organizojë dy edicione të Uni Tournament këtë vit, edicionin veror dhe atë dimëror. Duke rritur numrin e pjesëmarrësve dhe duke lehtësuar formimin e ekipit mes studentëve, IPKO synon të krijojë një atmosferë fantastike dhe shumë emocionale në të dy edicionet e Uni Tournament 2024.

IPKO është gjithmonë e përgjegjshme ndaj nevojave të të rinjve, dhe me organizimin e një ngjarjeje të tillë, ata demonstrojnë përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj të rinjve të Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori