Ditët me diell i shtuan punët në fushë, ndërsa aktivitetet bujqësore u bënë më intensive, duke filluar nga përgatitjet e silazhit, ujitja e kulturave si speci dhe trangulli, si dhe vjeljet e frutave cilat ende po vazhdojnë.

Kjo javë solli mot të nxehtë, gjë që ndikon direkt në pjekjen e pemëve drufrutore dhe perimeve. Te kultura e trangullit, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së Fitoftoras, ndërsa të kulturat pemëtarë si molla (kultivarët veror), koha është e përshtatshme për vjelje.


IPKO - Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna, që do t’ju ndihmonin fermerëve në punët për menaxhimin e sëmundjeve:

Screenshot 2 58

Moti me diell, sidomos pas rënies së shiut ndikon në uljen e temperaturave. Perimet si, speci dhe trangulli po e vazhdojnë pjekjen, kështu që në rast të reshjeve duhet të kemi kujdes nga sëmundjet. Fermerët duhet të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve si Fitoftora dhe Kalbëzimet.

Screenshot 3 39

Vjeljet tek pemët po vazhdojnë dhe do të bëhen edhe më intensive së shpejti, tek kulturat si molla, arra, lajthia, dardha etj. Te kultivarët e hershëm vjeljet kanë përfunduar, sidomos tek disa kultivarë të kumbullës dhe dardhës. Fermerët duhen të bëjnë parapërgatitjet e pemishteve për sezonin e dimrit: pastrimin e tyre, eliminimin e frutave të kalbura, mbetjeve sintetike, thyerjet mekanike në degë etj. Pasi që kjo lidhet ngushtë me shfaqjen e sëmundjeve të ndërlidhura me higjienën fushore, për më shumë informata duhet të konsultoheni me ekspertët e pemëtarisë, lavërtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Screenshot 4 35

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro, ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën agroproject@ipko.com me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së)

Disa nga mesazhet qe fermerët kanë pranuar kohëve të fundit:

Screenshot 5 21

IPKO është plotësisht e përkushtuar që t'u ofrojë klientëve të saj produkte dhe shërbime superiore, të ofrojë një rrjet të qëndrueshëm, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe ofertash fantastike, të mbështetura nga një shërbim i shkëlqyeshëm i konsumatorëve për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës.