LAJMI I FUNDIT:

IPKO merr pjesë në MWC 2012, premton risi në treg

IPKO merr pjesë në MWC 2012, premton risi në treg

Kompania telekomunikuese IPKO këtë vit, ngjashëm sikurse edhe viteve tjera ka marrë pjesë në ngjarjen kryesore të industrisë së telekomunikacionit në botë, Mobile World Congress 2012, e cila zakonisht mbahet në Barcelonë.

Në ngjarjen më të madhe të industrisë mobile në të cilën marrin pjesë më shumë se 60.000 njerëz, 3.000 drejtor ekzekutiv nga kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë, 3.000 kanale mediale, dhe 12.000 zhvillues të aplikacioneve mobile, kanë marrë pjesë edhe disa nga menaxherët e IPKO’s të cilët kanë zhvilluar takime të rëndësishme me liderët botëror të teknologjisë, nga lider global në treg si Cisco dhe Ericsson.

“Qëllimi i prezencës tonë të vazhdueshme në Kongres është gjetja e mundësive të reja të bashkëpunimit me liderët botëror të teknologjisë, për të sjell produktet dhe shërbimet më të avancuara të teknologjisë edhe tek përdoruesit kosovar. Prezenca jonë në MWC këtë vit ka qenë shumë e frytshme, dhe rezultatet e para të bashkëpunimit me kompanitë më të mëdha botërore do të shihen shumë shpejtë” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Disa nga kompanitë botërore të cilat kanë qenë pjesëmarrje në edicionin e sivjetmë të Mobile World Congress, përfshijnë emrat e mirënjohur të industrisë, si IBM, Google, Facebook, Nokia, Samsung, HTC, HP, Ericsson, Research In Motion, Cisco, Oracle, AT&T, Vodafone, eBay, Foursquare, Deutsche Telekom, Adobe, Alcatel-Lucent, Citigroup, Telefonica, Visa, Huawei, ZTE, etj. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Teknologji

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Teknologji
Kalo në kategori