IPKO Telecommunications L.L.C ka përfunduar me sukses testimin e teknologjisë së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G).
IPKO Telecommunications L.L.C është operatori i parë në Kosovë që ka përfunduar me sukses testimin e teknologjisë së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G), e cila ka arritur një shpejtësi mbresëlënëse prej 1.2 Gb/sek. Teknologjia e rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G) përfaqëson një riarkitektim thelbësor të qasjes së rrjetit duke shfrytëzuar trendet kyçe të teknologjisë inovative. Në përputhje me trendet më të fundit të teknologjisë, IPKO ka adaptuar teknologjinë më të re të rrjetit mobil dhe tani e pozicionon Kosovën në hartën botërore të 5G.
Teknologjia 5G është shumë më tepër se gjenerata e teknologjisë wireless, është fillimi i një udhëtimi drejt shpejtësive marramendëse dhe lidhjes edhe më të besueshme mobile, duke e ngritur cilësinë e shërbimeve për konsumatorin. Si kompania me infrastrukturën më të avancuar në vend, IPKO së shpejti do të jetë e gatshme t’u mundësojë konsumatorëve të saj të përjetojnë teknologjinë më të fundit.
IPKO është kompania investitore e huaj më e madhe në vend e cila për 15 vite të operimit të saj ka arritur të investojë 400 milionë euro në infrastrukturën mobile dhe fikse, dhe ende vazhdon të zgjerohet.
Tomaz Seljak drejtor ekzekutiv në IPKO ka thënë se IPKO do të kalojë në rrjetin 5G sa më shpejt që është e mundur. “Ne gjithmonë dëshirojmë që konsumatorët tanë të kenë përvojën më të mirë të mundshme të internetit mobil dhe jemi shumë të lumtur që do t’u mundësojmë teknologjinë e gjeneratës së ardhshme përmes rrjetit 5G. Për më tepër, për të përmbushur kërkesën për shpejësi më të madhe të internetit në shtëpi, ne po investojmë edhe në infrastukturën e fibrit optik dhe vazhdojmë të zgjerojmë mbulimin dhe kapacitetin e rrjetit 4G”, vazhdoi z. Seljak.
IPKO Telecommunications L.L.C vazhdon të jetë operatori lider në Kosovë dhe është plotësisht i përkushtuar për t’u ofruar konsumatorëve të saj cilësinë më të mirë të shërbimit dhe kujdesin ndaj klientit, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. IPKO mbulon 90 për qind të vendit me shërbime fikse dhe mobile. IPKO është operatori më inovativ në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne, lider që për herë të parë arriti të ofroj 3G dhe 4G në Kosovë dhe tani operatori i parë që ka përfunduar me sukses testimin e rrjetit mobil 5G në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Tatimi mbi tatimin – kur qytetari bëhet qiraxhi në shtëpinë e vet

Golden Eagle dhe Granit Xhaka sjellin videon e re promovuese: Dy ikona, një mision- ku ka më mirë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut