Kompania e Telekomunikacionit IPKO është certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, dhe ISO 27001 për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit. Këto certifikime specifikojnë termat dhe përkufizimet që zbatohen për të gjitha standardet e sistemit të menaxhimit të cilësisë, të zhvilluara nga ISO, e që institucionet apo organizatat i përdorin për të dëshmuar se plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara lidhur me menaxhimin e cilësisë si dhe plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara lidhur me menaxhimin e sigurisë së informacionit.
Pas një auditimi të suksesshëm të bërë nga Instituti Slloven për Kualitet dhe Metrologji, është vlerësuar që IPKO ka përmbushur të gjitha kriteret e standardeve ISO 9001 si dhe ISO 27001 në të gjitha kategoritë e shërbimeve që ofron: Telefoni mobile, Internet dhe Televizion Digjital.
Drejtori Ekzekutiv i IPKO, z. Robert Erzin, është shprehur shumë i kënaqur me këtë certifikim duke treguar rrugën e gjatë nëpër të cilën ka kaluar institucioni për të marr këtë certifikim. “Që nga themelimi i IPKO në Kosovë, ne jemi bazuar në standardet ISO për të gjitha kategoritë e fushëveprimit, pasi që edhe Telekomi i Sllovenisë mbështet dhe është certifikuar në kategori të ndryshme të ISO standardeve. Kemi investuar shumë në infrastrukturë, zhvillimet më të fundit teknologjike dhe në punonjësit tanë që të arrijmë të ofrojmë kualitetin më të lartë të shërbimeve në tregun Kosovar. Kjo dëshmon se IPKO menaxhon sistemin e cilësisë dhe sigurisë së informacionit në linjë me standardet e pranuara ndërkombëtarisht. Certifikimi është një proces i vazhdueshëm i përmirësimit, rishikimit, dhe dedikimit për të punuar sipas këtyre standardeve. Konfirmon përkushtimin tonë ndaj kualitetit, sigurisë dhe konfidencialitetit sipas të cilit mirëmbahen të dhënat; është simbol i sigurisë dhe besimit ndaj klientëve dhe partnerëve tanë. Këto certifikime e kompletojnë dhe mbështesin imazhin e IPKO” – tha z. Erzin.
Çka do të thotë kjo për klientët e IPKO:
Këto certifikime sipas standardeve ISO 9001 dhe ISO 27001, e veçojnë IPKO nga kompanitë e tjera duke ju siguruar klientëve që IPKO ofron shërbime dhe produkte me kualitet sipas standardeve ndërkombëtare dhe se gjithashtu të dhënat e tyre janë plotësisht të sigurta, ashtu siç e përcaktojnë standardet ndërkombëtare.
Standardet ISO 27001 i ndihmojnë organizatat të implementojnë procese që vënë në prioritet sigurinë e të dhënave dhe minimizojnë rrezikun e shkeljes apo shpërndarjes së të dhënave. Me marrjen e këtij certifikimi IPKO ka dëshmuar aftësinë e saj për të menaxhuar sigurinë e të dhënave të ndjeshme.
IPKO njihet si një nga kompanitë e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Themeluar në vitin 1999, IPKO është rritur nga të qenit ofruesi i parë i Internetit në të gjithë Kosovën, në një ndërmarrje moderne që ofron gamë të plotë të shërbimeve të integruara, si dhe përmbajtje në komunikimet mobile dhe shërbimet fikse siç janë: TV kabllor dixhital, shërbime interneti dhe telefoni fikse. Sot, IPKO është operatori më i madh dhe më i përparuar i telekomunikacionit, i cili ofron internet me shpejtësi të shpejtë – rrjete 3G dhe 4G në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë