LAJMI I FUNDIT:

iPhone XR pritet të destabilizoj konkurrencën në muajin më të fortë të telefonave Android

iPhone XR pritet të destabilizoj konkurrencën në muajin më të fortë të telefonave Android

Tetori ndodh të jetë një muaj i madh për telefonat Android, me shumë pajisje të reja në pritje për lansim. Pixel 3 dallon si një nga telefonat Android më të pritur të vitit. Për më tepër, Huawei po lanson një pajisje Android që nuk do të ketë rival në ekosistemin Android për të paktën disa muaj dhe OnePlus ka gjasa të zbulojë OnePlus 6T.

Por, Apple gjithashtu sjell diçka në tryez këtë muaj: iPhone XR.

IPhone XS dhe iPhone XS Max tashmë janë në dispozicion në dyqane, dhe Apple ka shitur një ton pajisje deri më tani. Por iPhone XR është në fakt telefoni që shumë njerëz po presin. Ka pothuajse të njëjtat konfigurime si iPhone XS, por kushton 250 dollarë më pak.


Ju merrni një ekran LCD me rezolucion inferior, një kornizë alumini, një kamerë me një lente të pasme dhe 1GB më pak RAM. Por iPhone XR do të jetë një makth për telefonat Android, duke përfshirë të gjitha pajisjet që fillojnë në tetor.

Këtu është orari i ngjarjeve të lansimeve së tetorit:

3 tetor: LG V40 ThinQ
4 tetor: Nokia 7.1 Plus
9 tetor: Google Pixel 3 dhe Pixel 3 XL
10 tetor: Razer Phone 2
11 tetor: Samsung Galaxy A9
16 tetor: Huawei Mate 20 Pro dhe Mate 20
17 tetor (e spekuluar): OnePlus 6T

Kështu, tetori është shumë i zënë kur vjen puna te telefonat e rinj Android dhe nëse jeni një entuziast i Android, me siguri do të dëshironi të shihni të gjithë këta telefona para se të blini pajisjen tuaj mobile të ardhshme.

Mate 20 Pro dallohet si i vetmi telefon Android që ka një procesor 7nm këtë vit. Pixel 3 gjithashtu dallon për shkak se është telefoni më i ri i Google, dhe i vetmi telefon i garantuar për të marrë sistemin operativ Android R sa më shpejt që të jetë gati vitin e ardhshëm. Galaxy A9 ndërkohë do të ketë katër kamera, dhe OnePlus 6T ka fuqi me bollëk dhe një dizajn të përditësuar.

Por të gjithë këta shitës Android duhet të jenë shumë të vetëdijshëm se iPhone XR del në para-porosi të premten, më 19 tetor. Një javë më vonë, më 26 tetor, telefoni do të arrijë tek blerësit dhe do të gjendet në dyqane, në tregje të shumta në mbarë botën.

Kjo do të thotë që lajmet e iPhone XR do të dominojnë botën e teknologjisë gjatë mesit dhe fundit të tetorit dhe telefoni do të krahasohet me të gjitha pajisjet e reja nga konkurrenca. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Kalo në kategori