LAJMI I FUNDIT:

“iPhone gjigant” me 1.2 metra

“iPhone gjigant” me 1.2 metra

Ka kaluar një kohë që kompania Hackintosh nuk ka lansuar ndonjë risi, ose që mediat nuk kanë shkruar për të.

Mirëpo, tani prodhuesi Hackintosh ka prodhuar një iPhone gjigant me ngjyrë të bardhë, të cilin e ka quajtur iTableous.

Pajijsja e cila e imiton iPhone 4, posedon ekranin e madh të Toshiba’s, LED LCD me 102 cm (40“), i cili vjen me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, në Full HD.


iTableous është 1.2 metra i gjatë, dhe ka marrë më shumë se 4 muaj kohë për tu kompletuar si pajisje, ndërsa në të janë përshtatur mirë receptori televiziv me Full HD, një DVD, tastiera minimale ITX e cila mundëson startimin në platformat OSX L dhe Ëindoës 7, sistemi i zërimit, kamera HD, konektorët e jashtëm për Line In dhe USB, dhe shumë funksione tjera interesante, të cilat e bëjnë këtë “iPhone gjigant” një pajisje interesante për ta pasur në shtëpi ose në zyrë. / Telegrafi /